E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergjaket Firence, dy serbe vrasin shqiptarin me thike ne gjoks

Itali-Dy serbe masakrojne me thike per vdekje nje shqiptar, ne qytetin italian te Firences. Gjithcka ndodhi naten e kaluar, ne zonen jugore te qytetit. Sipas mediave italiane, mesohet se viktima Adnand Diku 21 vjec, kishte nderhyre per te shuar nje sherr qe kishte nisur mes nje bashkekombesi te tij shqiptar dhe dy autoreve te krimit.
Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal te Firences. Sikurse behet e ditur ngjarja, ka nisur per motive banale dhe gjate grindjes jane perdorur edhe stekat e bilardos. Pas perleshjes fizike, agresoret te cilet mesohet se ishin shtetas italiane me origjine serbe, kane nxjerre thikat dhe kane qelluar mbi dy shqiptaret. Ata kane goditur ne gjoks afer mushkerise, 21-vjecarin Adnand Diku, ndersa ne shpatull shqiptarin tjeter 19-vjecar. Pas dergimit te tyre ne spitalin "Ponte Nikeria", 21-vjecari Diku, per shkak te humbjes se madhe te gjakut, ka nderruar jete disa ore pas ngjarjes, ndersa miku i tij i ka shpetuar vdekjes. Deshmitaret qe pane ngjarjen, kane dhene nje pershkrim te detajuar te agresoreve, duke dhene informacion se njeri prej tyre ishte me floke te gjata, ndersa tjetri kishte nje tatuazh ne qafe. Policia eshte vene ne ndjekje te tyre dhe ka bere te mundur arrestimin e tyre, te dy italiane me origjine serbe, Arian Jonic 20 vjec, me banim ne Firence dhe Mebruz Bejzak 28 vjec, me banim ne Modena. Sipas policise, viktima e kesaj ngjarjeje, 21-vjecari Diku, jetonte me dokumente te rregullta dhe banonte ne Banjo Ripoli ne Firence.
L.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›