Prokuroria rikthen në gjykatë dosjet e korrupsionit
29/04/2010 Elbasan, arrestimet e bujshme të dy viteve të fundit për abuzim, mitmarrje e korrupsion
ELBASAN-Prokuroria e Elbasanit ka bërë të ditur se të gjitha dosjet e të akuzuarve për abuzime, mitmarrje e korrupsion të vitit të kaluar dhe muajve të fundit do të dërgohen së shpejti në gjykatë të përfunduara pavarësisht vendimeve që ka dhënë Gjykata e Apelit për masat e sigurisë ndaj tyre. Madje është deklaruar se për këto dosje janë quajtur të pavlefshme edhe prova të rëndësishme, por Prokuroria e Elbasanit duket e vendosur për rikthimin e tyre në gjykatë.
Rikthimi
Kryeprokurori i Elbasanit, Elvin Gokaj, u shpreh se asgjë nuk do ta ndalë këtë institucion për të vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë konsumuar këtë vepër penale. “Nuk do të ketë asnjë tolerim në këtë drejtim. Të gjithë ata që kanë kryer këtë vepër penale do të marrin dënimin e merituar. Pas ndryshimit të masës së sigurisë nga Gjykata e Apelit u krijuar përshtypja se personat u lanë të lirë, se drejtësia nuk u vendos, se policia dhe Prokuroria humbën, por gabuan. Vërtet që Apeli vendosi masën e sigurisë së arrestit në shtëpi për disa prej tyre. Kjo nuk do të thotë se ata nuk do të dënohen. Jemi në demokraci, jemi një vend demokratik, i cili ka rregullat dhe ligjet e tij. Apeli ndryshoi masën e sigurisë, por hetimet vazhduan dhe tashmë Prokuroria ka kopsitur shumicën e dosjeve, të cilat do të dërgohen në gjykatë duke filluar nga java që vjen. Pra, të akuzuarit fituan të drejtën e ndryshimit të masës së sigurisë, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë kryer vepër penale e nuk do të dënohen. Ju kujtoj vetëm rastin e dosjeve të elektrikut ku për disa të akuzuar u ndryshua masa e sigurisë, por kur çështja u rikthye në gjykatë, ata morën dënimin e merituar. Kështu do të ndodhë dhe me të akuzuarit e tjerë që aktualisht janë në kushtet e arrestit në shtëpi. Hetimet për ata janë drejt mbylljes dhe së shpejti do të përballen me gjykatën. Ata ende nuk kanë marrë vendimin e formës së prerë. Pas këtij vendimi atëherë mund të konsiderohen të pafajshëm apo jo”. Në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, policia dhe Prokuroria e Elbasanit kryen disa arrestime të njëpasnjëshme për disa nëpunës, drejtues e pushtetarë, të cilët u akuzuan për korrupsion. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë me burg. Por Apeli në Durrës rrëzoi mjaft prej vendimeve. Prestigji i Prokurorisë së Elbasanit duket sikur u zbeh nga këto vendime. Pas 4 muaj hetimesh, Prokuroria bën një lëvizje tjetër duke i rikthyer të gjitha dosjet në gjykatë. “Në gjykatë do të shkojnë dosjet e mjekëve, strehimit, policisë, Ferrokromit etj”, ka përfunduar Elvin Gokaj.
Dosja e Ferrokromit
Prokuroria e Elbasanit ka bërë të ditur se ka rimarrë në shqyrtim dosjen e uzinës së Ferrokromit në kohën kur ajo administrohej nga firma italiane Darfo-Albania. Drejtues të kësaj uzine akuzohen se kanë përvetësuar shuma të mëdha financiare nga shitja e aseteve të uzinës. Dosja ishte transferuar në Tiranë, por me kërkesë të Kryeprokurorit Elvin Gokaj ajo është rikthyer në Elbasan. Një nga të akuzuarit, Eduart Bejleri që ishte administrator i Dafos, u zhduk në rrethana misterioze pak kohë më parë, ndërkohë që kishte dalë me disa shokë të tij. Makina e Bejlerit u gjet e braktisur në Laprakë, diku në periferi të Tiranës.