E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, PD-PS rrezojne Madhin

Rozeta Rapushi
Hidhen poshte amendamentet e deputetit republikan, Arian Madhi, per shfuqizimin e ligjit 7501 “Per Token” si dhe ndryshimet ne ligjin per “Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”. Si pozita ashtu edhe opozita u shprehen dje ne Komisionin parlamentar per veprimtarine prodhuese, qe u zhvillua me dyer te mbyllura, kunder propozimeve te republikanit, qe prej nje viti ndodhen ne zyrat parlamentare. I vetmi ndryshim qe komisioni ra dakord te pranoje, ishte shtyrja e afatit per pranimin e dokumenteve te pronesise nga pronaret deri me 31 dhjetor 2008. “Ne nuk japim konsensus per amendamentin e Madhit per shfuqizimin e ligjit 7501 per token, ta dini. Po te doni jemi dakord, kalojme vetem propozimin per shtyrjen e afateve”, tha kryetari i komisionit, Ylli Bufi. Ai i beri te qarte ministrit te Bujqesise, Jemin Gjana, te pranishem ne mbledhje, se PS vetem per afatet eshte e gatshme te jape konsensus, vetem per shtyrjen e afatit.
Bufi foli me rezerva te medha per propozimet e Madhit, si te papranueshme per te majten. Por, kete here, duket se edhe mazhoranca eshte e lekundur. Deputeti demokrat, Ilir Bano, u shpreh brenda mbledhjes se edhe ai nuk eshte plotesisht dakord me amendamentet e Madhit, por vullneti qeverise beri qe PD te shprehet pro tyre. “Konsensusi” mes paleve beri qe projektet e republikanit te shtyhen serish, me argumentin se komisionit te ligjeve i takon te shprehet per kete ceshtje. “Kalojme vetem propozimin per shtyrjen e afateve, se une propozimet e Madhit nuk i kam shume te qarta. E me pas merremi me projektet e qeverise per ceshtjen e prones. Ose shohim mundesine e shkrirjes”, vijoi Bufi. Diskutimi u zhvillua ne mungese te vete republikanit Madhi.
Duke pare qendrimet kunder projekteve dhe tendencat per t’i shtyre pafundesisht ato, Madhi nuk mori pjese ne mbledhje, edhe pse ishte ne Kuvend gjate zhvillimit te saj. Ai i ka depozituar prej nje viti propozimet per ndryshimet ne ligjin e prones bashke me kerkesen per shfuqizimin e ligjit 7501 “Per Token”, por pa rezultat. Republikani kerkon shfuqizimin e ligjit, pasi, sipas tij, abuzime te medha po behen ne ndarjen e tokes bujqesore. Nga ana tjeter, Madhi kerkon ndryshime ne ligjin e pronave, per sigurimin e sa me shume siperfaqeve toka te lira per kompensimin fizik te pronareve. Nder te tjera, ai propozon dhe shtyrjen e afatit per pranimin e dokumentacionit nga ana e pronareve per te kthim e kompensim te tokave. Afati ka skaduar qe me 31 tetor 2007, e republikani propozon qe te tolerohet deri me 31 dhjetor 2008.
Pakti
PD-PS bien dakord ne fshehtesi te mos pranojne ndryshimet ne ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe shtyrjen e ligjit 7501 “Per Token”. Larg medieve, anetaret e komisionit parlamentar te veprimtarise prodhuese kerkuan serish shtyrjen e votimit te amendamenteve. Nderkohe qe, Ylli Bufi shprehu qarte se nuk ka konsensus per keto ndryshime. Vendim qe duket se mori dhe mbeshtetjen e PD.
Afatet
Ligjvenesit jane dakord vetem qe te pranojne shtyrjen deri me 31 dhjetor 2008 te afatit per pranimin e dokumenteve nga pronaret per kthimin e kompensimin e tokave. Kjo eshte e vetmja pike, qe partite politike rane dakord te mbeshtesin nga propozimet qe deputeti Arian Madhi ka bere per ligjin e pronave. I pranishem ne mbledhje dje ishte dhe ministri Jemin Gjana.
Mungesa
Kryetari i Grupit republikan, Arian Madhi, nuk mori pjese ne mbledhjen e djeshme te komisionit, ku po diskutoheshin propozimet e tij. I njohur tashme me qendrimet politike dhe zvarritjen e bere si nga mazhoranca qeverisese, ku ai ben pjese, edhe opozita, Madhi nuk pranoi te degjoje diskutimet qe u zhvilluan me dyer te mbyllura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›