"Banda e Nikles", Apeli denon me 17 vjet Petrit Lleshin
Gjykata e Apelit per Krime te Renda ka denuar dy dite me pare me 17 vjet burg, nje nga anetaret e "Bandes se Nikles". Togat e zeza kane shpallur dje, fajtor Petrit Leshin. I pandehuri akuzohet se ne bashkepunim me gjashte anetaret e tjere te bandes, kane kryer 7 vjedhje me arme e dhune, nje rrembim personi me qellim perfitimin si dhe nje vrasje me paramendim te mbetur ne tentative. Ne dosjen hetimore te prokurorise behej e ditur se veprat penale, te pandehurit i kane kryer ne bashkepunim me njeri-tjetrin, por te drejtuar nga te pandehurit Petrit Lleshi dhe Flamur Haka. Keta vendosnin per objektivin dhe planin e vjedhjes. Nga hetimet e kryera prej Prokurorise se Krimeve te Renda, ka rezultuar se banda e ka zanafillen e saj ne prill te vitit 1998, ku dy prej anetareve te kesaj bande kane vjedhur makinen e Bardhyl Medollit, ne vendin e quajtur Bregu i Lumit ne Tirane. Me pas bandes do i shtohen edhe 5 anetaret e tjere, te cilet kane marre pjese ne veprat e tjera te kryera ne bashkepunim me njeri-tjetrin. Sipas perfaqesuesve te akuzes, te pandehurit Petrit Lleshi dhe Flamur Haka, kane kryer veprat penale te "vrasjes me paramendim te mbetur ne tentative", ndaj Bledar Ullirit "rrembim personi me qellim perfitimin", ndaj shtetasit Kujtim Shtufi "vjedhjen me dhune", ndaj dy kambisteve Avni dhe Ramiz Gjuta, si dhe akuzen e "armembajtjes pa leje", te gjitha keto ne bashkepunim.
Banda
Nga hetimet e kryera disa vite me pare nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda, ka rezultuar se te cilesuarit si anetare te "Bandes se Nikles", kane qene Flamur Haka, Petrit Lleshi, Agron Tafani, Kreshnik Berisha, Mustafa Xheka, Edmond Sina dhe Ervin Belba.
Banda
Nga hetimet e kryera disa vite me pare nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda, ka rezultuar se te cilesuarit si anetare te "Bandes se Nikles", kane qene Flamur Haka, Petrit Lleshi, Agron Tafani, Kreshnik Berisha, Mustafa Xheka, Edmond Sina dhe Ervin Belba.