E Shtunë, 31 Tetor 2026

I kerkuar per droge, prangoset i dyshuari Fiku

Fier- Policia e Fierit ka vene dje ne pranga 30-vjecarin Edmond Fiku, banor i qytetit. Ndalimi eshte bere pasi ka qene person i shpallur ne kerkim me masen e sigurise "arrest me burg". Burimet zyrtare pohuan per gazeten se 30-vjecari Fiku, eshte akuzuar per vepren penale te "prodhimit e shitjes se lendeve narkotike". Gjate nje operacioni te zhvilluar disa jave me pare, agjentet e antidroges kane zbuluar si pjese e nje rrjeti shperndaresish edhe te dyshuarin Fiku. Por kapja e tij nuk eshte bere dot e mundur, duke e shpallur ne kerkim. Prej ditesh 30-vjecari mbahej nen vezhgim dhe survejim, pasi mendohej se ai kthehej here pas here ne banese. Burime zyrtare thane se prangosja e Fikut eshte bere pikerisht ne momentin qe kthehej ne banese per te drekuar.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›