E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, hajdutet dhunojne varret

Gjirokaster- Persona te paidentifikuar bastisin varrezat publike te Gjirokastres, duke marre sendet metalike me qellim shitjen per skrap. Kane qene vete familjaret, te cilet kane publikuar raste te vjedhjes se varreve te personave te tyre te afert, duke bere edhe denoncimin ne polici. Edhe pse kjo dukuri ishte vene ne dukje edhe dy muaj me pare, asnje i dyshuar nuk u vu ne pranga.

Liman Shehu, rrefen per gazeten "KJ" se gjate diteve te fundit i jane grabitur zinxhiret metalike, kangjellat, te cilat rrethonin varrin e mermerte te vellait te tij. Nderkohe te shumte jane edhe ata qytetare, te cilet shprehen me shqetesim per grabitje dhe vjedhjeve te dekoracioneve metalike nga varret e mermerta te te afermve te tyre. "Varrit te babait tim, vazhdimisht i kane hequr germat metalike, si dhe nje vazo prej bronzi ne te cilen ne vendosim lulet sa here vijme ne varreza", thote 38-vjecarja Lirika Kola. "Ashtu si cdo te diel ne erdhem ne varreza per te vajtuar humbjen e babait, i cili eshte ndare nga jeta perpara disa vitesh", rrefen ajo. Por familjaret kane mbetur te befasuar kur pane se nga pllaka e mermerte ishin hequr disa prej germave te bronzta. "Duke qene se perpara disa ditesh kishte bere kohe e keqe, mendova se germat ishin demtuar nga shiu, por me pas me vemendje pashe se ato ishin shkulur me force nga pllaka e mermerte", vijon Lirika me lot ne sy. Ne listen e objekteve te grabitura nga varrezat e Gjirokastres jane edhe mbajteset metalike te qirinjve, lulet artificiale qe familjaret vendosin ne varret e familjareve te tyre etj. "Nuk guxojme te leme nje lule artificiale mbi varrin e nenes, pasi pas disa ditesh nuk e gjejme me aty", thote 40-vjecari Ilirjan Shehu. Sipas tij, edhe nje here qe ata tentuan te rrethonin me zinxhir dekorativ varrin e mermerte, pas disa ditesh zinxhiri ishte vjedhur. "Turpi eshte per ata persona qe bejne veprime te tilla", thote Hatixhe Lela. Te vjedhesh objektet metalike apo lulet ne varre, eshte dicka e rende. "Ne qofte se njerezve te ndryshem qe bejne veprime te tilla iu nevojiten leket qe sigurojne nga rishitja e ketyre objekteve, me mire te shkojne te punojne diku sesa merren me vjedhjen e varrezave", thote e irrituar ajo. Vete qytetaret shprehin dyshimet se objektet metalike apo lulet e grabitura nga varret e te afermve te tyre rishiten serish apo perfundojne per skrap.

"Sipas informacioneve qe kam mbledhur vete, mendoj se germat e bronzta apo objektet e tjera metalike te vjedhura ne varreza shiten per skrap", thote Banush Nora.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›