E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton te vrase, i ngacmonte motren

Kavaje- Nje 20-vjecar ka tentuar te vrase nje shtetas, pasi i ka ngacmuar te motren. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te dy diteve me pare, ne fshatin Gose te Kavajes. Flamur Meci, 20-vjec, lindur ne Kukes dhe banues ne fshatin Preze ka qelluar me arme zjarri, shtetasin Latif Sokoli 52-vjec, i cili ndodhet i shtuar ne spitalin e Durresit, jashte rrezikut per jeten. Nderkohe qe sipas policise se Kavajes, krimi ka ndodhur per motivet e xhelozise.

Ngjarja

Sipas burimeve nga Policia e Kavajes, ngjarja ka ndodhur rreth ores 22:00. Mesohet se Flamur Meci kishte vene re se 52-vjecari, Latif Sokoli prej disa kohesh i ngacmonte te motren, e cila ishte disa vite me e madhe se ai. Mesohet se adoleshenti kishte rene ne dijeni te ketyre fakteve dhe kishte pergatitur edhe planin. Burime nga policia, kane bere te ditur se adoleshenti ka marre armen tip pushke dhe e ka pritur 52-vjecarin, qe te kalonte afer tij. Sapo e ka pare, Meci ka qelluar dy here ne drejtim te 52-vjecarit, duke e plagosur ate lehte. Sipas burimeve nga Policia e Kavajes, Sokoli ka marre vetem nje plumb ne shpatull. Kane qene disa banore te zones, te cilet e kane derguar menjehere ne spitalin e Durresit, ku edhe ka marre ndihmen e menjehershme. Nga ana tjeter fqinjet kane lajmeruar edhe policine. Burime nga bluzat e bardha, kane bere te ditur se 52-vjecari ndodhet jashte rrezikut per jeten, si dhe plumbi nuk i ka shkaktuar demtime te renda.

Akuzat

Efektivat e Policise se Kavajes kane shkuar menjehere ne vendngjarje, ku edhe kane kryer te gjitha veprimet hetimore. 20-vjecari, Flamur Meci, eshte vene ne pranga paraditen e djeshme. Ne cilesine e proves materiale policia sekuestroi armen e krimit, e cila ishte nje pushke model 56 (karabine). Materialet hetimore ne ngarkim te adoleshentit i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Kavajes. Mbi 20-vjecarin rendon akuzuar e "vrasjes me paramendim", mbetur ne tentative dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›