"Mandatin e dyte, prioritet pronaret dhe te perndjekurit"
Kryeministri Berisha deklaroi dje se qeveria ne mandatin e dyte, do te bente te gjitha perpjekjet per te kenaqur interesat e ish-pronareve dhe ish te perndjekurve politike. Kreu i qeverise theksoi se pronaret nuk duhet te besojne mashtrimet e partive, te cilat therrasin sot per te drejtat e tyre, pasi qeveria e drejtuar prej tij kishte bere me shume secdo qeveri tjeter e meparshme, per te drejtat e tyre. "Te mos mashtrohemi nga ata pseudo-pronare, te cilet pasi iu kane grabitur pronat vellezerve te tyre, dalin dhe bertasin per pronaret", deklaroi kryeministri Berisha. Po keshtu ai theksoi se Shqiperia, nuk mund te ishte kurre teresisht e lire dhe e ndershme nese qeveria nuk bente edhe demshperblimin per te perndjekurit politike. Po dje kryeministri Berisha i ftoi minoritaret ne vend, te qendronin larg makinacioneve qe po kryheshin me ta, per interesa elektorale. "Minoritetit duhet te dalin nga makinacionet paraelektorale, sepse ne u sigurojme te gjithe mbeshtetjen e nevojshme", deklaroi Berisha. Sipas tij, qeveria do te jepte nje mbeshtetje te madhe edhe per komunitetin rom dhe egjiptian ne te gjithe vendin. Kryeministri premtoi se lirite dhe te drejtat e minoriteteve do te plotesoheshin me rigorozitetin me te madh.
Basha: Reformat, votebesuan qarte qeverine shqiptare
"Se bashku, ne i dhame fund padrejtesise historike, pasi Kosova e pavarur, demokratike dhe euroatlantike, eshte sot shteti me i ri i Evropes. Kryeministri Berisha, nenshkroi MSA-ne dhe hapi kapitullin e ratifikimit te saj ne nje kohe rekord nga 27 vendet anetare te BE-se, qe votebesuan qeverine shqiptare dhe reformat e saj. Ne dorezuam kerkesen per anetaresim te plote ne BE, procesi i liberalizimit te vizave eshte ne rruge te mbare dhe ne fillim te mandatit tone te dyte, ne do te levizim pa viza si evropiane, te barabarte mes evropianeve".
Topalli: Shqiptaret, te vendosur te shohin fitoren
"Nuk kthehemi prapa, ne jemi nisur per te fituar dhe do te fitojme, se jemi me shume nga sa ishim 4 vite me pare. Eshte koha per te realizuar endrra te medha, endrra qe i kemi pare te behen realitete ne Bukuresht, kur Shqiperia mori ftesen per NATO, i kemi pare ne Bruksel, kur flamuri shqiptar u ngrit krenar. Gjate mandatit te ardhshem ne kemi shume pune te tjera, me te bukur do ta bejme jeten e shqiptareve. Ne jemi gati, shqiptaret jane me te vendosur se kurre dhe e shohim kudo fitoren. Buzeqeshjen e saj, e shoh tek rinia dhe ne cdo cep te Shqiperise".
Bode: Sfida jone, eshte sfida e te gjithe shqiptareve
"Sot jemi me te shumte ne numer per te nisur fitoren e lavdishme te PD-se. Ne kemi nje enderr, nje deshire qe na inspiron, si synim kryesor kemi familjen dhe permiresimin e jetes se qytetareve. Ne jemi njerezit te forte dhe vec te fortet rezistojne. Ne kemi nje enderr ta bejne Shqiperine nje vend te zhvilluar. E beme Shqiperine, me taksat fiskale me te ulet ne bote dhe do te vazhdojme ta bejme me shume terheqese per investitoret. Ne nuk kemi sfide kryetarin e bashkise, sfida jone jane sfidat e shqiptareve. Pa ne ne qeverisje, cmimi qe paguajne qytetaret eshte i larte".