E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyen masen e sigurise, kthehet ne qeli 20-vjecari

BERAT- Thyen masen e sigurise, rikthehet ne qeli pas vendimit te gjykates. Apeli i Vlores ka vendosur "arrest me burg" per 20 vjecarin Arif Sema, i cili ishte larguar nga banesa, ndersa Gjykata e Beratit kishte vendosur "arrest shtepie" per akuzen e "shitjes se lendeve narkotike". Ndalimi i tij eshte bere mbremjen e se premtes. Me nje vendim me numer 83, qe mban daten 21 maj 2009, ka vendosur ndaj tij masen e sigurise "arrest shtepie". I dyshuari ishte kapur fillimisht nga policia me 12 shkurt te ketij viti, gjate nje aksioni antidroge, nderkohe qe u vendos masa e sigurise me "arrest shtepie". Por, i riu mesohet ta kete thyer kete vendim duke u larguar nga banesa, cka coi ne mberritjen e ceshtjes prane Gjykates se Apelit ne Vlore dhe solli arrestimin e tij.

E. H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›