Banda e drogës, ja emrat e shqiptarëve të arrestuar

Një operacion masiv kundër trafikut ndërkombëtar të drogës është realizuar në orët e mëngjesit të së enjtes, nga policë e Guardia di Financas në Bari të Italisë. 19 arrestimet, nga 25 fletë arreste të lëshuara, janë kryer në të gjithë Italinë me të dhëna nga Drejtoria e Anti-Mafia e Qarkut të Pulias. Në kuadër të të gjithë hetimit, nisur në 2006, është bërë i mundur konfiskimi i 1500 kilogramëve drogë, e cila vinte nga vende të tilla si Holanda, Spanja dhe Shqipëria, për një vlerë prej 6 milion e gjysmë eurosh. Gjithashtu janë konfiskuar asetet e të dyshuarve për 4 milionë euro. Organizata që presupozohet si e tillë, është e përbërë kryesisht nga italianë dhe shqiptarë. Mediat italiane kanë bërë të ditura edhe emrat e personave të dyshuar si trafikantë të lëndëve narkotike, dhe ndër listën e emrave italianë, bëjnë pjesë : Cosimo Zonneveld, 67 vjeç, Vincenzo Zonno, 25 vjeç dhe Leonardo Mastroserio, 36 vjeç, nga Torino, Roberto Dello Russo 30 vjeç nga Terlizzi, Teodoro Rotolo 57 vjeç nga Acquaviva, Samuele Biondino, 34 vjeç, Dario Marco Manca 44 vjeç, Pietro Reale 40 vjeç nga Leçe, Errico Erpete 51 vjeç nga Leçe. 9 të tjerët janë shqiptarë, emrat e të cilëve janë: velleëzirt Arian Aga, 32 vjeç e Dritan Aga 33 vjeç, kushëriri i tyre Luan Aga, 28 vjeç, banorë në Trani, Loni Paluka 29 vjeç dhe Artan Karaj 36 vjeç, banues në Altamura; Ylli Dalipaj 40 vjeç, banues në Peschici, Gentjan Hamzaraj 33 vjeç, banues në Firenze; Petref Kondaj 37 vjeç, banues në Montevarchi ; Eduart Premtaj 39 vjeç me banim në Leçe. Një prej të arrestuarve është polakja : Eëa Janus, 48 vjeç, banuese në Siena. Droga vinte në Itali nga burime të ndryshme. Më i preferuara ishte rruga nga Shqipëria dhe bëhej fjalë për marijuanë, që nisej nga Durrësi dhe Saranda. Ndërsa kokaina vinte nga Spanja dhe Hollanda.