Pasaportat, nis aplikimi në ambasadën shqiptare në Greqi

Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka nisur sot shërbimet për qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë për t`u pajisur me pasaporta biometrike. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Brendshme shqiptare e cila thekson se ky shërbim i posaçëm u ofrohet qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.
Në fjalën e tij Zv.ministri i brendshëm Ferdinand Poni ka nënvizuar se mundësia e krijuar për qytetarët shqiptarë jashtë vendit për të aplikuar për pasaporta biometrike pranë vendeve të punës dhe banimit mbështetet në angazhimin dhe politikat e qeverisë shqiptare për të ofruar shërbimet sa më pranë qytetarit.
Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Greqi Z. Dashnor Dervishi, funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë "Aleat" Z. Jean Alain Jouan.
Në datën 28 Mars 2011 ky shërbim do të ofrohet edhe pranë zyrës tonë konsullore në Selanik dhe së shpejti edhe në Romë e Milano.