E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu marrëdhënie me një 12-vjeçare, në kërkim

Një vajzë e mitur ka rënë pre e
një akti pedofilie, ndërkohë
që policia po punon për identifikimin
e autorit. Ngjarja e rëndë
mendohet se ka ndodhur rreth
pesë muaj më parë, por akti i
dhunshëm është denoncuar
vetëm këto ditë. Pikërisht të shtunën,
vajza e mitur është dërguar
në një qendër sociale nga
gjyshja, Qamilja 80-vjeçare, me të
cilën ajo jeton. Gjyshja ka treguar
se dyshonte se mbesa kishte rënë
pre e aktit të pedofilisë. Sipas
dëshmisë së saj, vajza e vogël,
duke mos kuptuar se çfarë kishte
ndodhur, i kishte shpjeguar asaj
me detaje rrethanat e këtij krimi
të rëndë. Në këto kushte, ajo kishte
vendosur të denoncojë në polici.
Por, oficerët e policisë e kanë
sugjeruar të moshuarën, që vajza
të pyetet nga psikologia. Kështu,
nën praninë e gjyshes dhe drejtoreshës
së qendrës, ku vajza e
mitur, vetëm 12 vjeçe, është dërguar
për trajtim mjekësor dhe
psikologjik, asaj i është marrë
dëshmia rrëqethëse. Në këto
kushte, policia ka regjistruar këtë
kallëzim penal. Sipas policisë, vajza
e vogël ka treguar se akti monstruoz
ka ndodhur rreth pesë
muaj më parë. Vajza ka shpjeguar
se ajo nuk e dinte se çfarë po bënte
dhe çdo veprim e ka kryer me
dëshirën e saj. Madje, është
shprehur se protagonisti i kësaj
ngjarjeje është një person me
emrin Durim, por që mbiemrin
nuk ia dinte. Duke mbledhur këto
të dhëna, policia ka vendosur që
të regjistrojë këtë kallëzim penal
për veprën e "marrëdhënieve seksuale
me të mitur", ndërkohë që
ka nisur puna për identifikimin e
plotë dhe kapjen e këtij personi
të denoncuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›