Banda që terrorizonte taksistët, arrestohen dy shqiptarë në Greqi
Greqi- Tre shqiptarë, pjesë e një bande kriminale që vidhte me armë shoferët e taksive në pikat e karburantëve kanë rënë në prangat e policisë greke. Sipas mediave greke banda grabiste edhe dyqane në zona të ndryshme të Atikës.
Mësoihet se dy shqiptarët janë të moshës 22 dhe 23-vjeçare. Sipas policisë greke ata u arrestuan teksa hipën në një taksi të drejtuar dhe në një pikë të rrugës e kërcënuan atë me armë e thikë për ti marrë paratë.
Media greke thotë se pas grabitjes së taksisë të maskuar e me armë kërcënuan punonjësin e një dyqani duke i marrë 1.000 euro, teksa në një karburant morën 650 euro.
Pas denoncimit policia arriti ti identifikojë dhe ti vërë në pranga. 23-vjeçari shqiptar ishte i liruar me kusht, për po të njëjtën vepër penale.