E Diel, 1 Nëntor 2026

22-vjetori i grevës së parë sindikaliste, Berisha: Minatorët, pension 55 vjeç

berisha-sindiTiranë- Në 22-vjetorin e grevës së parë të përgjithshme të sindikatave të pavarura shqiptare kryeministri Berisha tha se ajo shkroi kthesën e madhe të venditdrejt demokracisë.

Sindikatat bënë historinë, shënuan një kthesë të madhe në Shqipëri. Përpjekja e Hoxhës me Jugosllavinëndeshi në rezistencën paqësore të sindiakatve të cilat organizuan grevën e parë të përgjithshme në historinë e Shqipërisë. Organizuan grevën e urisë e cila gjunjëzoi në mënyrë përfundimtare regjimin diktatorial. Për mua do të jenë e janë momentet më të pashlyeshme të jetës. Nisën grevën për tu liruar për lirinë tone të shqiptarëve. Heronj,-tha Berisha.

Kryeministri tha se Shqipërinë që morëm në vitin 1990 e atë të sotmen e ndajnë shkekuj. Sepse forca politike që ju mbështet është forca që ka firmosur çdo dokument të ëndrrës suaj evropiane e euroatlantike.

Berisha sulmoi sërish PS-në si bllokuese të intregrimit të vendit. Në PS janë bijtë e atyre që sulmuan grevën e urisë, nuk firmosin asnjë akt por në mënyrë më të egër minojën çdo lloj përpjekje të shqiptarëve drejt integrimit,-tha ai duke theksuar se Rama ka dështuar në përpjekjet e tij për të prishur firmosjet e dokumentave të rëndësishme nga kjo qeveri.

Ndërkohë Berisha premtoi të plotësojë maksimumin e kërkesave që do të paraqesin minatorët, nëse i jepet një mandat i tretë qeverisës. Ai premtoi se propozimi i sindikatave për daljen në pension të minatorëve në moshën 55-vjeçare do të bëhet realitet në vitet e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›