E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekësia e Familjes, Kosova: Kontakti me qytetarin, në themel të punës

halim-kosova-pressTiranë- Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova në përshëndetje të hapjes së Konferencës së e 10-të Kombëtare të Mjekësisë së Familjes Transformim 2013 është shprehur se në fokus të punës së tij është afërsia me pacientin.

Sipas njoftimit zyrtar me temë qendrore përmirësimin e cilësisë në kujdesin parësor, konferenca ka mbledhur në Tiranë mjekë dhe profesorë të njohur në mjekësin렠e familjes nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Ministri Kosova vuri në dukje lidhjen e ngushtë që duhet të ketë mjeku i parësorit me familjen dhe komunitetin duke vlerësuar se pikërisht ndërtimi i një bashkëpunimi sa më të ngushtë mes mjekut dhe pacientit ka qenë në qendër të vëmendjes së punës së tij që në nisje të detyrës si ministër.

Tranformimi i sistemit shëndetësor në një sistem në funksion të qytetarit, qoftë pacient apo edhe individ i shëndetshëm, është një sfidë me të cilën unë kam zgjedhur të përballem. Në thelb të saj mjekësia familjare, vendos jo thjesht individin por gjithë familjen, në qendër të kujdesit vendos jo thjesht sëmundjen por qenien njerëzore me tërë kompleksitetin fizik, mendor, shpirtëror dhe social, jo thjesht teknologjinë mjekësore por komunikimin njerëzor dhe atë profesional, u shpreh Z. Kosova

Duke u ndalur në rolin e mjekut të familjes, Kosova e vuri theksin në potencialin që ka shërbimi parësor në promovimin e sjelljeve të shëndetshme, në parandalim, në imunizimin e popullatës, në depistimin e faktorëve të riskut.

Mjekësia familjare në Shqipëri, ushtrohet nga mbi 1500 mjekë në 421 qendra shëndetësore, në të gjithë territorin e vendit. Buxhetimi bazuar edhe në performancë dhe indikatorë cilësie, është risi pozitive. Indikatorët që lidhen me nivelin e kontrollit të diabetit dhe së fundmi depistimin e kancerit të gjirit janë dëshmi të zhvendosjes së praktikimit të mjekësisë familjare bazuar në rezultate, tha Ministri Kosova

Kosova ndër të tjera vuri në dukje se vëmendja ndaj mjekut të familjes nuk ka munguar dhe se paga mesatare e një mjeku në kujdesin parësor ne vitin 2012 krahasuar me 2005 është rritur rreth 170%.

Sakaq Kosova u bëri edhe njëherë apel te gjithë mjekëve të shërbimit parësor që ta shohin me prioritet detyrimin që kanë për ta vënë në themel te punës kontaktin e afërt me qytetarin.

Ju jeni pjesë e një shërbimi që e ka primare afërsinë me familjen. Ju nuk keni në dorë pajisje diagnostikuese, por pikërisht qëllimi juaj është që të bëni të mundur që qytetarët të mos e kenë nevojën e tyre,-tha në mbyllje Kosova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›