E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa: Thasheshemet e shkatërrojnë njeriun dhe Kishën, ndalini!

papaVatikan- ‘Kur bëhen thashetheme në Kishë! Kur bëhen thashetheme mes të krishterëve!”, rezultojnë shkatërruese për njeriun e Kishën. Kështu tha Papa Françesko këtë mëngjes në meshën që mbajti në Santa Marta. Për Bergoglio-n ”thashethemet vetëm e dëmtojnë njëri-tjetrit. Thashethemet janë destruktive në Kishë”,-shtoi Papa.

Sipas Bergoglio-s, të krishterë duhet ta kapërcejnë tundimin për tu “përziher në jetën e të tjerëve”. Papa, siç është raportuar nga Radio Vatikani, theksoi gjithashtu se flasim me zili duke bërë dëm aq shumë për komunitetin e krishterë.

Papa dënoi shpifjen, marramëndjen nga fama duke i cilësuar si mëkate. ”Dezinformimi, shpifja dhe gënjeshtra janë mëkat”,-tha Bergogliosepse “prishin reputacionin e një personi”, ose “thonë gjëra që nuk janë të vërteta” dhe pastaj “vëllai vret vëllanë”.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›