E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banderas i vazhdon xhirimet në Tunizi

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 08:27

Përkundër gjendjes së tensionuar në Tunizi, ekipi i filmit ‘Black Gold’, me Antonio Banderas në rolin kryesor dhe në regji të francezit Jean-Jacques Annaud (‘Emri i Trandofiles’ dhe ‘Shtatë Vjet në Tibet’) vazhdon të xhirojë afër qytetit të njohur turistik Hammamet, i cili gjithashtu është përfshirë nga trazirat kaotike.

CNN njoftoi se ekipi televiziv i emisionit të tij "Inside The Middle East", po xhironte në lokacionin e xhirimit të filmit katër ditë para ikjes së presidentit Ben Ali, dhe se Banderas ishte i shqetësuar me situatën, megjithëse shpresonte se gjithçka do të qetësohej shpejtë.

Ekipi vazhdoi xhirimet edhe gjatë fundjavës, ndërkohë që zëdhënësi i ekipit deklaroi se aktorëve, të cilët me shumë interesim dhe shqetësim po i përcillnin përmes televizorit ngjarjet në Tunizi, iu është ofruar braktisja e vendit, të cilën gjë ata e refuzuan.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›