Tirana me teater komedie

Një teatër i ri do t’i shtohet kryeqytetit. Është fjala për Teatrin e Komedisë. Drejtoresha për Artin dhe Kulturën në Ministrinë Kulturës Mimoza Sofroni, lajmëron se nisja e punës në këtë teatër është cështje ditësh.
"Tani në momentin e parë ne po operojmë me teatrin e komedisë, pasi ka qenë vetë iniciativë e artistëve, dhe për këtë po përgatisim VKM-në e cila do të kalojë shumë shpejt në qeveri. Është parashikuar një strukturë e cila do të jetë jo më shumë se sa 22 veta, duke përfshirë dhe artistët dhe stafin që do të drejtojë dhe punojë dhe njëkohësisht është lënë që fondi për veprimtarinë artistike të tyre të kryhet përmes projekteve", tha Mimoza Sofroni, drejtore për Artin dhe Kulturën në MTKRS.
Teatri i Komedisë nuk ka ende një godinë të posacme, por punë dhd shfaqjet do të konkretizohen në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar. "Për ta bërë sa më të lehtë dhe më të shpejtë funksionimin e teatrit është menduar që të vendosen në sallën e vogël të teatrit kombëtar, në disa zyra të vogla deri në momentin sa të parashikohet ndërtimi ose cuarja në një vend tjetër i teatrit", vijoi Sofroni. Ideja për themelimin e Teatrit të Komedisë u kërkua nga vetë artistët pas shkrirjes së Estratdës. Ministria e Kulturës e mbështeti këtë ide në Ligjin e ri për artin, ndërsa shumë shpejt do të ngrihet edhe Qëndra Kombëtare e Artit.
Aurela Papadhima