E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flasin për emocionet e para

Nga Express më 17 janar 2011 në ora 19:40

Banorët bisedojnë për natën e parë që kanë hyrë në Big Brother. Neda tregon se ka qenë konkurrentja e parafundit që ka hyrë natën e parë dhe ka qenë shumë e emocionuar. Neda shprehet se sapo ha hyrë në shtëpi, i ka bërë përshtypje ngjyra e bardhë që dominonte gjithkund dhe personi i parë që ka parë është Alma, ndërsa vajzat e tjera i janë dukur njësoj. Ergysi thotë se ka pasur shumë emocione dhe nuk ishte në vete, ndërsa shton se Hënesi dhe Torosi ishin më entuziastë. Neda shton se ka ardhur në vete vetëm në momentin që kanë dalë fotot e saj të familjes, ndërsa personi më me pak emocione i është dukur Ogreni. Ogreni i drejtohet Edisonit duke i thënë se ai është i vetmi që është prezantuar me të brendshme. Alma shton se dhe ajo me Klodin e Alkenën janë futur me kostum plazhi. Neda përgjigjet se Ermela është shumë e ulët dhe Alma thotë se nuk e imagjinon dot që Ermela t’i ishte drejtuar asaj. Neda shton se Ermela nuk mund ta marrë atë hap sepse e di që do të dalë vetë nga shtëpia, pa e nxjerr askush. Alma shprehet: “Ermela është e pacipë”.

Alkena ndien mungesën e privatësisë

Petriti qëndron në oborr me Ergysin teksa është duke bërë karikaturën e këtij të fundit. Mirjeta qëndron pranë tyre dhe i kërkon Petritit që t’i bëjë dhe asaj një pikturë, e po ashtu thotë dhe Klodi. Alma bisedon me Alkenën dhe thotë se shpeshherë nuk është në gjendje ta përshkruajë me fjalë gjendjen emocionale që ka. Alkena thotë se tani do të donte të ishte në një vend ku të kishte një laps, një letër e një person që gjërat që të flasë me të, të mbeten vetëm aty. Ajo tregon se dhe në shtëpinë e saj në Pejë, kur del nga shtëpia, dhomën e saj e mbyll me çelës sepse nuk do t’i hyjë askush. Vajzat shprehen se ka filluar t’u mungojë privatësia dhe do të donin që për disa momente të ishin pa praninë e kamerave dhe të mikrofonave. Ajo e pyet Marielin si do të ndihej nëse ajo do të fliste në vesh me ndonjë person në prani të tij dhe ai përgjigjet se në atë moment ai nuk ka komentuar askënd. Ai shton se është shumë i hapur për bisedime dhe nëse dëshiron, Jonela mund të ndajë çdo gjë me të.

Vajzat flasin për xhelozinë

Ergysi u tregon banorëve për punën e tij në televizion dhe shprehet se shumë njerëz e dallojnë nga timbri i zërit dhe thotë me shaka se ka nga ata që zhgënjehen kur e shohin, duke mos bërë lidhjen me zërin. Elisa i tregon Ermelës për një lidhje dashurie që ka pasur. Ajo shprehet se partneri ka qenë 17 vite më i madh se ajo, e ka dashuruar shumë, por ai ishte shumë konfuz. Elisa thotë se një natë ai i ka bërë surprizë, një unazë që ia kishte futur në çantë pa dijeninë e saj. Ajo tregon se partneri nuk ka pasur besim tek ajo dhe kjo gjë nuk e bënte Elisën të ndihej e qetë. Ndërkohë, Jonela bisedon me Nedën dhe i tregon për një lidhje që ka pasur. Ajo shprehet se nuk e kishte problem që partneri i saj të dilte me shoqet e tij, ndërsa xhelozinë e ka përjetuar pas ndarjes. Jonela thotë se ende sot nuk e di arsyen e vërtetë të ndarjes, pasi ka ardhur natyrale pas shumë zënkash dhe problemesh. Ajo shprehet se është ndjerë xheloze pas ndarjes për faktin se ka kuptuar sa shumë gjëra ka toleruar dhe është e zhgënjyer. Neda po ashtu tregon për një episod të lidhjes së saj. Ajo tregon se ajo nuk ka qenë xheloze, por i vinte inat kur partneri i mbante gjëra të fshehta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›