E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunikimi në Inps dhe në qëndrën e punës

Autori i Lajmit: Red.
Raporti i punës duhet detyrimisht të denoncohet nëpërmjet formularëve të caktuar në INPS e përveç, brënda 5 ditëve nga data e fillimit të punës, në zyrën e punës. Çdo formulari dUhet t i bashkëngjitet fotokopja e lejes së qëndrimit (permesso di soggiorno).
Komunikimi në Inail
Raporti i punës duhet detyrimisht të denoncohet në INAIL nëpërmjet formularëve të caktuar që duhet të dërgohen me faks brënda 24 orëve nga fillimi i punës.
Njoftim Kuesturës
Në rast strehimine shtepi që lidhet me raportin e punës i duhet njoftuar Questurës ose Komisariatit “dhënia e strehimit”. Njoftimi duhet bërë brenda 48 orësh nga hyrja në shtëpi e punëtorit jokomunitar (24 orë nëse raporti i punës është bashkëjetese). Në komunat që nuk kanë Komisariat njoftimi i bëhet policëve të bashkisë ose në zyrën e gjendjes civile.

Pezullimi i raportit të punës
Njoftimi i pezullimit të raportit të punës duhet bërë:
- në INPS me fatura postare brenda 10 ditëve;
- në INAIL brenda 24 orëve me formularët e caktuar nëpërmjet faksit;
- në Kuesturë brenda 48 orëve (nëse bashkëjetues, brënda 24 orëve);
- në Qëndrën e punës brënda 5 ditëve.

Ky lajm është publikuar: 29/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›