Sukseset e antikorrupsionit rikualifikojnë Shqipërisë në Llogarinë e SHBA-së
Bordi i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit i mbledhur dje në Uashington vendosi të ftojë Shqipërinë të aplikojë për fazën e dytë të Programit “Threshold” të kësaj korporate. Bordi vlerëson se Shqipëria duhet të aplikojë për fazën e dytë të këtij programi për të çuar më tej sukseset e arritura në zbatimin e programit aktual ‘Threshold”, dhe për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë për reforma, të cilat e ndihmojnë Shqipërinë të përmbushë kushtet e kërkuara për të aplikuar për fonde më
të mëdha të këtij programi. Ky program mund të nisë pas përfundimit me sukses të plotë të fazës aktuale të programit “Threshold”, e cila pritet të mbyllet në fund të muajit shtator të vitit 2008. Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit është një korporatë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo bazohet në parimin që ndihma është më efektive, kur forcohet qeverisja e mirë, liria ekonomike dhe investimi tek njerëzit. Misioni i korporatës është reduktimi e varfërisë globale përmes promovimit të rritjes ekonomike të qëndrueshme. Para se një vend të konsiderohet i pranueshëm për të përfituar nga ndihma e korporatës, ai vlerësohet për performancën bazuar mbi tregues transparentë dhe të pavarur dhe rizgjedhja për të dytin viti rradhazi e Shqipërisë është një vlerësim i qartë i rezultateve të dukshme nbë luftën kundër korrupsionit. Pra Koorporata e Sfidës së Mijëvjeçarit zgjedh vendet e përshtatshme, të cilat mund të aplikojnë për këtë program. Vendet që kanë demonstruar përmirësimin të dukshëm në treguesit e vlerësimit, por që nuk kualifikohen për përfitimin e ndihmës mund të aplikojnë për ndihmën e programit Threshold. Ky program përfshin grante më të vogla që ndihmon përmirësimin e performancës në tregues specifikë. Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit drejtohet nga Drejtori Ekzekutiv dhe mbikëqyret nga Bordi Drejtues, i cili është përgjegjës për Llogarinë e Sfidës së Mijëvjeçarit, i cili merr fonde çdo vit nga Kongresi. Bordi i Drejtorëve i Sfidës së Mijëvjeçarit miratoi një fond prej 13.85 milionë dollarë për Shqipërinë në kuadër të Programit Threshold në shkurt të vitit 2006. Ky program ka si mision të reduktojë korrupsionin përmes reformave në administratën tatimore, prokurimet publike dhe regjistrimin
e biznesit. Ky lajm vë akoma më tej në dyshim raportin e disa ditëve më parë të Transparency International që e rendiste Shqipërinë si vëndin
e tretë më të korruptuar në botë e në të njëjtën kohë ligështon edhe kreun e PS-së, Edi Rama që pak javë më parë spekulloi duke preteënduar se vendi ynë kishte humbur të drejtën për të konkuruar në këtë llogari pikërisht për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit dhe dështimit të qeverisë për ta luftuar atë.