Itali, dekret per zgjerimin e banesave
Kryeministri Silvio Berluskoni, do te diskutoje lidhur me disa masa te reja per rimekembjen e ekonomise italiane, e goditur nga kriza ekonomike gjate nje takimi me kreret e konfindustrise pas dy ditesh, deklaroi dje lideri italian. Berluskoni theksoi se Italia kishte marre masa te fuqishme per mbrojtjen e ekonomise se saj, e treta ne zonen euro, ne kushtet aktuale te krizes globale. Italia ka prezantuar nje seri masash stimuluese, duke perfshire edhe miliarda euro shpenzime ne projekte per zhvillimin e infrastruktures dhe ne mbeshtetje per kapitalet bankare, por nderkohe borxhi i madh publik mbetet nje problem serioz. "Ne takimin e se martes, do te diskutojme lidhur me masat per kapercimin e krizes qe ka prekur konfindustrine", tha Berluskoni, manjati i medias dhe nje nga njerezit me te pasur ne Itali, gjate nje konference te biznesit. Kryesuesja e grupit te konfindustrise, Emma Marciagaglia kritikoi dje masat e qeverise se Berluskonit, duke bere thirrje per me shume mbeshtetje ndaj biznesit ne vend, perfshi edhe fondet per ndermarrjet e vogla dhe te mesme dhe uljen e taksave. Ne tremujorin e katert te vitit te kaluar, ekonomia italiane ra me ritmet me te shpejta ne 28 vitet e fundit. Nje nga masat stimuluese te ekonomise, do te jete nje dekret qe lejon italianet, te zgjerojne banesat e tyre.