Banesat e ish-pronarëve, Komisioni i Ekonomisë kalon aktin e qeverisë
Tiranë- Komisioni i Ekonomisë ka miratuar sot aktin normativ të qeverisë shqiptare që parasheh lirimin e banesave të ish-pronarëve. Akti normativ kaloi vetëm me votat e maxhorancës në komison teksa opozita ka abstenuar.
Pak ditë më parë qeveria nxori një akt normativ për lirimin brenda një afati të caktuar të të gjitha banesave të ish- pronarëve, ku ende jetojnë familje që i privatizuan ato që në vitin 1992.
Në mbledhjen e qeverisë pak kohë më parë kthimi i shtëpive të pronarëve ishte një tjetër çështje e rëndësishme dhe kryeministri Berisha tha se toka do tu kthehet pronarëve dhe se individët apo njësitë vendore që shkelin ligjin do të përballen me forcën tij.
Zoti Olldashi duhet të përgatisni projektligjin për banesat që ti lirohen pronarëve. Do të përdoren të gjitha mjetet e shtetit për të zbatuar ligjin. Ne u ofrojmë banuesve të tyre kredi me 0 interes por shtëpia e tjetrit duhet të lirohet. Shtëpia e pronarit duhet të lirohet. Kemi mbi 2 vjet që kemi përcaktuar shumën, kemi ofruar kredinë por nuk po funksionon se kryetar i bashkisë nuk do dhe nuk i kryen. Ka një mal të turpshmem falcifikimesh mbi to dhe të gjitha objekt denoncimesh në prokurori, janë të jashtëzakonshme përpjekjet për ti përvëtësuar pronarëve shtëpinë. Ligji do të parashikojë se nëse brenda një afati të caktuar bashkia se zbaton Enti do të ndërhyjë dhe ta zbatojë ligjin- tha Berisha duke shtuar se edhe pse shumica e banesave i është kthye pronarëve mijëra dosje janë ende të mbajtura peng dhe kryesisht në Tiranë.
Sakaq Enti Kombëtar i Banesave ka bërë gati listën me emrat e 3289 qytetarëve, të cilët duhet të lirojnë shtëpitë e ish-pronarëve brenda datës 1 nëntor. Ndërkohë pak ditë më parë EKB-ja ftoi të gjithë personat që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve të aplikojnë për kredi në mënyrë që Enti Kombëtar të Banesave të hartojë dhe të dorëzojë listat e përfituesve të kredisë në bankë brenda datës 5 shtator.
/IDEA/