E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja Prifti-Beqiraj, Gjykata e Lartë rrëzon video-regjistrimin

Tiranë- Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot akuzat e prokurorisë për ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti.

Kolegji penal i kësaj çështjeje ka shpallur me shumicë votash të papërdorshme video-regjistrimin Prifti-Beqiraj në të cilin dy ish-zyrtarët e lartë dyshoheshin si të përfshirë në afera korruptive.

Më 8 Mars të këtij viti Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë dosjen hetimore në ngarkim të ish-ministrit të METE-s Dritan Priftit dhe nënpunësit të tij, Leonard Beqirajt.

Dy ish-zyrtarët e lartë akuzohen për vepren penale të korrupsionit pasiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Prokurorët e çështjes Bujar Sheshi dhe Anila Leka kanë marrë në pyetje një sërë personash gjatë mbledhjes së provave derisa dosja voluminoze u dorëzua në Gjykatën e Lartë.

Ndërkaq mësohet se Prifti ka deklaruar përballë prokurorëve se sbëhet fjalë për vepër korruptive por për marrëdhenie personale mes tij dhe Beqirajt. Në video-regjistrimin e bërë nga vetë Prifti jepen dy zyrtarët duke ndarë një shumë prej 70 mijë eurosh mes tyre.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Ilir Metën ishte një argument që pala mbrojtëse e Dritan Priftit dhe zëvendësit të tij Leonard Beqiraj e përdori, në mënyrë që këta të fundit të dalin të pafajshëm, njësoj si ish-kryeministri Meta. Në seancat e mëparshme avokatët e dy të pandehurve kanë kërkuar pushimin e çështjes pasi prova e vetme që ka në dorë Prokuroria është vidoja e regjistruar nga Dritan Prifti. Por kjo provë, sipas tyre, është rrëzuar nga e njëjta gjykatë në procesin ndaj Ilir Metës, pasi ekspertimi i kryer nga ekspertit amerikan Glen Bart është shpallur i pavlefshme nga vetë Gjykata e Lartë.

Avokati i ish-ministrit Prifti ka deklaruar pas seancës së sotme se për ta çështja është e pushuar. Prokuroria nga ana e saj kishte kërkuar që video-regjistrimi të shihej gjatë seancës gjyqësore por pas rrëzimit gjykata vendosi që seanca e rradhës do të mbahet me 14 shtator.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›