E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon per krom, e ze masivi shkembor

Beteja per te mbijetuar dhe siguruar buken e gojes per kater femijet e saj te mitur, ka detyruar nje 40-vjecare te kryente ritin e perditshem te germimit dhe grumbullimit te mineralit te kromit ne Bulqize. Por, dita e djeshme ka qene edhe me e pafata per Asie Llanin, e cila ka mbetur viktime ne nje tunel te improvizuar afer minieres, qe ka marre brenda nje viti mbi tete jete njerezish. E demtuara eshte derguar me urgjence rreth ores 14:30 te dites se djeshme ne spitalin e qytetit, ku mjeket po e mbajne nen terapi intensive per ta nxjerre jashte rrezikut per jeten. Per momentin, ajo eshte ne gjendje kritike dhe ka kaluar ne koma, si pasoje e shembjes se pesuar. Burime te policise vendore konfirmuan lajmin dhe thane se 40-vjecarja ka qene se bashku me nje grup shoqesh te zones, ku dhe banonte.
Grumbullimi i mineralit te kromit, me qellim shitjen ne tregun e zi, ka qene e vetmja mundesi per t’i shpetuar varferise ne familjen Llani, ne Bulqize. Gjate rrefimit ne polici te deshmitareve, qe nxoren edhe trupin nga tuneli i nendheshem, 40-vjecarja kishte kater femije per te mbajtur dhe ishte e papune. Ajo shkonte cdo dite afer malit me mineral te qytetit ku ndodhej edhe miniera, duke germuar ne zona te ndryshme. Edhe diten e djeshme, Asia eshte nisur oret e para te mengjesit me shoqet ne mal. Rreth ores 14:00 sapo kishte nxjerre nje pjese te mineralit te kromit dhe eshte bere gati per te dale e ndare materialin e vlefshem nga mbeturinat. Por, ne kete moment, nje masiv shkembor eshte shembur ne tunel, duke e zene nen vete 40-vjecaren.
Per pak minuta, askush nuk ka mundur qe te dallonte trupin e 40-vjecares, nderkohe qe dhjetera te pranishem jane hedhur ne perpjekje per ta nxjerre nga tuneli i improvizuar. Me ane te nje mjeti, e demtuara eshte derguar menjehere ne spitalin e Bulqizes, per te marre mjekimin e shpejte. Mjeket kane konfirmuar se gjendja e Asie Llanit eshte mjaft e rende, pasi ka plage ne shpine, koke dhe ne pjese te tjera te trupit. Mjeket thane se, nese gjendja nuk permiresohet, 40-vjecarja do te transportohet drejt Spitalit Ushtarak.
Aleksander Ndoja
9 Shkurt 2008
Shenohet viktima e tete
Nje tjeter minator vdiq ne galerite e Bulqizes, pak dite me pare. Njazi Alliu, babai i dy femijeve, ka humbur jeten ne nivelin e 16 te nentokes. Minatori 52-vjecar eshte zhdukur nen nje masiv minerali prej disa tonelatash. Viktima e tete e minieres se ferrokromit eshte vellai i Besnik Alliut, nje tjetri prej minatoreve, qe vdiqen tragjikisht ne keto galeri. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, mberriti pas incidentit te rende ne qytetin e Bulqizes, per te ngushelluar familjen, qe humbi dy burra ne galeri. Kryetari i shtetit premtoi se nuk do te mungoje kujdesi per femijet e minatoreve qe humben jeten. Ndersa deputete te ndryshem nga opozita deklaruan se kushtet, ne te cilat punojne keta njerez, jane te renda dhe duhet sa me shpejt statusi i minatorit.

Viktimat:
Avni Durici
Besnik Alliu
Zaim Hysa
Hysen Elezi
Medi Jani
Sami Doga
Hekuran Gjata
Njazi Alliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›