Banesat, hyn në fuqi afati i rivlerësimit
05/04/2012 Cilat janë kategoritë e qytetarëve që përfitojnë më shumë nga tatimi 1 për qind
Parashikohet fluks i lartë në prill dhe në gusht. Ja procedurat për aplikim
Hyn në fuqi shtyrja e amnistisë fiskale vetëm për atë pjesë, që mundëson rivlerësimin e banesave në favor të qytetarëve. Përmes këtij akti normativ, qeveria vendos të shtyjë deri më 31 gusht 2012 amnistinë fiskale, duke i dhënë mundësi individëve që të regjistrojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me çmimin e tregut, kundrejt vlerës 1 për qind. Sipas burimeve pranë zyrave të hipotekës, shtyrja e afatit nga 31 mars deri më 31 gusht erdhi si kërkesë e vetë individëve, kryesisht emigrantëve që kthehen në periudhën e verës dhe janë të interesuar që të kryejnë procesin e rivlerësimit të banesave të tyre. Qeveria vendosi të shtyjë amnistinë fiskale vetëm për rivlerësimin e banesave. Ndërkohë nuk ka shtyrje për detyrimet e papaguara tatimore e doganore për bizneset, pasi këto të fundit u treguan indiferente ndaj procesit. Këtë periudhë pritet që administrata tatimore dhe ajo doganore të mbledhin me forcë borxhet e bizneseve. Rivlerësimi është i domosdoshëm të kryhet për ata qytetarë, të cilët i kanë blerë banesat e tyre para viteve ‘90, kundrejt shumave minimale prej 30 deri në 50 mijë lekësh të reja. Për këta persona diferenca e blerjes së banesës me atë të shitjes është shumë e lartë dhe tatimi që duhet t’i paguhet shtetit prej 10 për qind mbi këtë diferencë, del po ashtu i lartë. Duke e rivlerësuar banesën, ata e regjistrojnë pasurinë me çmimin e tregut, duke ia rritur vlerën. Kështu për një banesë të tillë që sot mund të kushtojë edhe 100 mijë euro, qytetari në rast se do ta shesë është i detyruar të paguajë pothuajse 10 mijë euro. Ndërkohë nëse aplikon rivlerësimin ai duhet të paguajë vetëm 1 mijë euro dhe prona ka marrë vlerën e tregut. Ndërkohë, në rast se do të bëhet kalimi i pronësisë së pasurisë së paluajtshme pas rivlerësimit, tatimi për kalimin e së drejtës së pronësisë llogaritet si diferencë e çmimit të shitjes dhe çmimit të rivlerësuar të pasurisë. Në rast se kjo diferencë është negative, nuk paguani tatim.