E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet afati i pageses se TVSH-se per makinerite e importuara

Këshilli i Ministrave vendosi së fundmi të shtyjë në një afat mbi 12 mujor pagesën e TVSH-së për makineritë që importohen. Kështu bizneset kanë mundësi ta paguajnë TVSH-në në Doganë edhe pas 1 viti, pasi e importojnë makinerinë. Një masë e tillë vlerësohet nga bizneset fason, të cilët shprehen, se do të lehtësohen së tepërmi, pasi do të kenë mundësi paguajnë më vonë taksën prej 20 për qind.
Një vendim i tillë u ndërmor për t’u dhënë mundësi bizneseve që të investojnë dhe të zhvillohen, dhe më pas të paguajnë detyrimin e TVSH-së, për makineritë e blera nga jashtë.
Ndërkaq, sipërmarrësit që punojnë me fason tregojnë se aktualisht po orientohen të lidhin kontrata me firma gjermane apo angleze, me qëllim që të kenë garanci mbi pagesat.
Një tjetër nismë e favorshme për bizneset fason është edhe dëklarimi elektronik I punonjësive praën tatimeve. Sipas tyre, një gjë e tillë e lehtëson praktikën e deklarimit të punonjësve, duke u kursyer kohë fizike dhe duke shmangur presionin e kontrolleve të befasishme nga ana e inspektorëve tatimorë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›