E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesat, kredi per 3 mije familje

Fatjona Mejdini

Kredi te buta per 3 mije familje, te cilat jane te strehuara me qera ne banesat e ish-pronareve. Nderkohe qe keto banesa do te lirohen, do te vihen ne dispozicion te pronareve, ne kuader te kthimit dhe kompensimit te pronave. Nje lajm i tille eshte bere i ditur nga kryeministri Berisha, teksa njoftoi diten e djeshme se "tre mije familje, te cilet kane zene shtepite e ish-pronareve, do t'iu jepet kredi nga ana e qeverise si shkembim, per te liruar shtepite ne te cilat banojne aktualisht". Ne mbledhjen e grupit parlamentare te PD-se, ai tha se ishin pergatitur te gjithe dokumentet qe do t'i mundesonin banoreve te ketyre shtepive kredi, ne menyre qe ata te lironin shtepite per te cilat ishte marre vendimi, qe i perkisnin ish-pronareve. Vendim te cilin ka kohe qe te shpronesuarit e prisnin me insistim, qe te zbatohej dhe qe jo pak kishte shkaktuar konflikte me "bujtesit" e perkohshem, te cilet paguanin qerane per vite me radhe ne buxhetin e shtetit. Kryeministri Berisha deklaroi se ky vendim, i cili pritet te kaloje se shpejti ne qeveri, do te permbushe nje tjeter zotim elektoral te bere ne vitin 2005 per kete ceshtje. "Ky eshte nje zotim elektoral tashme i realizuar, per te cilin jane marre te gjitha masat dhe zbatimi i tij do te filloje sa me shpejt, pasi gjithe dokumentacioni perkates tashme eshte gati", deklaroi kryeministri Berisha ne lidhje me kete vendim, i cili pritet te zbatohet se shpejti. Ne lidhje me ceshtjen e pronesise sipas Berishes, qeveria po perpiqet te bej ate cfare mundet per ish-pronaret. Sipas Berishes, ndonese ceshtja e pronave ne vend eshte nje ceshtje e komplikuar, qeveria do te zgjidh te gjithe ato probleme, te cilat i ka kompetencat per t'i zgjidhur ne menyre sa me te shpejte. "Qeveria po perpiqet qe t'u jape nje shtytje para problemeve te pronesise, ndonese jane probleme te komplikuara", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Ne te gjithe vendin ndodhen rreth tre mije familje, te cilat jetojne ne shtepi qe kane rezultuar si prone e ish-pronareve. Ministria e Puneve Publike,Transporteve dhe Telekomunikacionit eshte institucioni i cili do te lidh edhe kontrata me banka te ndryshme te vendit, ne menyre qe keto familje te paguajne kredi me keste shume te uleta per te blere shtepi te reja, ne menyre qe te lirojne shtepite e ish-pronareve. Nga kjo Ministri, pritet qe pervec sigurimit te bankave per kredite, te vendos edhe kriteret mbi baze te se cilave, keto familje do te munden te marrin kredi. Ne te njejten kohe, afati i shlyerjes se kredise per secilen nga keto familje, do te varioje nga 10 deri ne 20 vjet. Ne kete menyre, pritet te paguhen edhe kredite per familjet e tjera, te konsideruara si te pastreha ne te gjithe vendin, duke paralajmeruar ne kete menyre pajisjen e ketij kontingjenti te pastrehesh me banesat e tyre, nepermjet kredive te buta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›