Gripi. Prag epidemie ne vend

Shqiperia ndodhet ne prag te epidemise se gripit dhe kjo, per vete faktin se gjate nje muaji jane prekur 30 mije persona, te cilet jane regjistruar ne spitale. Por kjo shifer mund te jete me e madhe, pasi shume vete e kalojne gripin pa kerkuar ndihmen mjekesore.
Epidemia
Nisur nga shifrat zyrtare specialistet e ISHP-se, mendojne se jemi ne prag te nje epidemie dhe mjeket duhet te qendrojne te pergatitur dhe ne alarm, per t'u perballur me kete gjendje. "Ne mund te jemi ne nje prag epidemie. Domethene, nese shifrat mund te ikin edhe pak me siper se keto qe jane raportuar, futemi ne nje faze te nxehte", eshte shprehur specialisti i ISHP-se, Dritan Ulqinaku. Sipas tij, 40 per qind e te prekurve jane femije te moshes 0 deri ne 5 vjec. Nderkohe gjate javes se shkuar jane regjistruar 8 mije te prekur nga ky virus.
Shenjat
Mjeket dhe specialistet nuk harrojne te permendin shenjat e para qe shfaq ky grip, si dhe keshillat qe duhet te ndjekin si te medhenjte, ashtu edhe te vegjlit. "Si shenja karakteristike eshte predominante temperatura, kurse shenjat e tjera jane alternative si dhimbje te kokes, dhimbje muskulore ka pasur edhe raste me diare", ka theksuar Ulqinaku. Kurse per sa i perket keshilles kryesore, ai thekson se nuk duhet te fillohen antibiotiket qe diten e pare, sepse nuk mund te luftohet virusi i gripit me antibiotik. Numrin me te madh te te semureve e zene qytete si Tirana, Durresi, Fieri dhe Lushnja. Ajo qe theksojne specialistet eshte se virusi i gripit, eshte i ardhur nga Malajzia dhe nuk ka qarkulluar me pare ne vendin tone. Shtami, qe mendohet se eshte ne qarkullim, nuk ka qene prezent gjate ketyre viteve dhe mund te gjeje popullaten te papergatitur. Ajo qe vlen per t'u theksuar nga specialistet eshte se gripi i cili po qarkullon ne vendin tone, nuk eshte ai qe u paralajmerua nga Organizata Boterore e Shendetesise.
Mjeket: Kujdes nenat me femije te vegjel
Ndersa duket se tashme jemi ne prag te nje shperthimi epidemik te gripit, mjeket nuk harrojne per asnje rast te japin keshilla, sidomos per nenat qe kane foshnja te vogla, te cilat i keshillojne t'i mbajne te vegjlit larg vendeve publike, ku ka grumbullime njerezish, pasi aty virusi merret lehtesisht. Gjithashtu mjeket specialiste i keshillojne pacientet, te cilet jane prekur nga virusi sezonal i gripit, te perdorin medikamentet e autorizuara mjekesore, te perdorin sa me shume lengje dhe mundesisht te evitojne qendrimin ne ambiente te mbyllura, ku ndodhen nje numer i madh njerezish si dhe te mos neglizhojne asnje shenje, pasi nese nuk ndiqen, mund te behen shkak per komplikacione shume te renda. Te njejtat keshilla vlejne edhe per personat e moshes se trete dhe ata qe vuajne nga semundjet kronike. Per sa u perket simptomave te gripit, ato jane te ndryshme pasi qarkullojne me shume se dy lloje virusesh. Nga te dhenat e mjekeve rezulton se kjo semundje virale, perhapet lehtesisht permes sperklave, teshtimave dhe kolles. Simptomat e semundjes jane dhimbja e kokes ne menyre te vazhdueshme, kolle, temperature e larte dhe gjendje e debult. Per te evituar marrjen e kesaj semundjeje, mjeket keshillojne kufizimin e kontakteve ne ambientet kolektive si kopshte, cerdhe dhe qendrat e punes, sepse virusi eshte ngjites.