E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, mbeshtetje te forte saudite

Me ftese te ministrit te Puneve te Jashtem te Mbreterise se Arabise Saudite, Princit Saud Al Faisal Bin Abdulaziz Al-Saud, ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, zhvilloi nje vizite zyrtare ne Mbreterine e Arabise Saudite. Shefi i diplomacise shqiptare, shoqerohej gjate kesaj vizite nga zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu si dhe nga perfaqesues te Dhomave te Tregtise dhe te biznesit shqiptar. Ministri Basha zhvilloi takime me zyrtaret me te larte te Mbreterise se Arabise Saudite, si dhe me perfaqesues te rendesishem te biznesit saudit. Ai gjithashtu u takua edhe me Sekretarin e Pergjithshem te Organizates se Konferences Islamike si dhe me Presidentin e Bankes Islamike per Zhvillim. Basha zhvilloi nje takim me Abdullah bin Abdulaziz Al-Saud, por takimi me i rendesishem ishte ai me Kujdestarin e Dy Xhamive te Shenjta, Mbretin Abdullah bin Abdulaziz Al-Saud. Gjate ketij takimi Basha, e siguroi per vullnetin e Shqiperise per te forcuar dhe zgjeruar me tej bashkepunimin mes dy vendeve. Mbreti Abdullah i transmetoi ministrit Basha, pershendetjet dhe vleresimet me pozitive per Shqiperine si dhe vullnetin per t'i forcuar me tej marredheniet midis 2 vendeve. Me tej, ministri Basha beri nje pasqyre te zhvillimeve ne rajon, me fokus ne zhvillimet ne Kosove, pas shpalljes se pavaresise. Po keshtu, gjate takimit, ministri Basha i dorezoi Mbretit te Arabise Saudite nje mesazh nga kryeministri Berisha. Nderkohe qe gjate takimit me ministrin e Jashtem saudit, Princin Saud Al Faisal Bin Abdulaziz Al-Saud, u theksua niveli shume i mire i marredhenieve ndermjet dy vendeve si dhe u shpreh deshira, qe keto marredhenie te ngrihen ne nivelet me larta. Nje vend te vecante gjate takimit, zuri angazhimi i paleve per te zgjeruar dhe forcuar marredheniet ekonomike. Ne kete kuader dy homologet u angazhuan per nenshkrimin e disa marreveshjeve ne fushen e bashkepunimit ekonomik dhe nxitjes se investimeve, si dhe per te krijuar te gjitha lehtesirat e nevojshme per rritjen e kontakteve te ndersjella dhe intensifikimin e bashkepunimit mes biznesit shqiptar dhe atij saudit. Ministri Basha e informoi homologun saudit mbi zhvillimet rajonale duke u ndalur ne nje analize te hollesishme te zhvillimeve pozitive ne Kosove dhe ne Ballkan, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, me 17 shkurt te vitit te kaluar. Ne kete kuader, ministri Basha vleresoi si shume te rendesishem rolin e Arabise Saudite ne raport me vendet arabe si dhe OKI-n. Basha u prit ne seline e OKI-t ne Xhedah, nga Sekretari i Pergjithshem i kesaj organizate Ekmeledin Ihsanoglu. Ai theksoi rendesine qe i jep Shqiperia, marredhenieve me kete organizate. Gjate takimit u diskutua per intensifikimin e bashkepunimit dhe koordinimit me qellim nxitjen e njohjes se pavaresise se Kosoves nga anetaret e OKI-t. Po keshtu, gjate takimit u diskutua mbi Ministerialin e ardhshem te OKI-t si dhe per ceshtje te tjera te bashkepunimit ne gjirin e kesaj organizate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›