E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klan Kosova, nis me moton: "Ne jemi nje"

Pas mbi dhjete vjetesh nga themelimi i Klan ne Shqiperi, lind edhe Klan Kosova

Televizioni Klan Kosova celi mbreme transmetimet ne oren 20.00 perballe nje audience tejet te larte qytetaresh nga e gjithe Kosova qe prisnin hapjen e tij.

Ne oren 20.00 u transmetua edicioni i pare informativ qe do te jete i perditshem, pikerisht ne oren kur perfundon edicioni qendror i lajmeve te tv Klan ne Shqiperi. Vec ketij edicioni do te kete dhe disa edicione te tjera informative gjate mengjesit dhe gjithe dites deri ne mesnate.

Ne biseduam me drejtorin e televizionit me te ri, gazetarin dhe analistin e njohur Baton Haxhiu. Ai tregon risite me te vilat vjen Klan Kosova, sloganin e tij "Ne jemi nje", si do te jete programacioni si dhe per risite e tjera te nismes se shumepritur nga kosovaret. Jo vetem edicione informative profesioniste, por programe argetuese dhe shume formate te tjera televizive shoqerojne kete televizion qe sikunder thote drejtori i tij Baton Haxhiu, pritet te korre nje audience shume te larte.

"We are one"

Nga Baton Haxhiu

Drejtor i Tv Klan Kosova

Une kam qene edhe pjese i Klan edhe pa qene ne Klani ne Kosove, miqesia, profesioni im, njerezit te cilet dine se cfare eshte gazetaria. Realisht me ka terhequr ideja te jem pjese e nje koncepti. Kjo eshte nje kohe e gjate qe une i njoh nga afer se si kane punuar njerezit ne Klan, ama te gjithe. Natyrisht kishte ardhur momenti qe Klani si familje e madhe te shtrihej jashte adreses shqiptare, jashte kufirit gjeografik shqiptar. Per Klan ne Shqiperi, ose Klan, eshte bere lekura e ngushte qe te funksionoje brenda nje territori prej 4 milione banoresh dhe shtrirja gati ka qene e pashmangshme. Se pari, per shkak te nje perpjekje te mehershme qe ka mbetur ne gjysme, qe Klan menjehere pas luftes te hyje ne Kosove, te cilen edhe atehere i kemi pasur te njejten ide dhe mendoj qe Klan-i e ka gjetur momentin qe te hyje qofte per ne shtrirje te veten, qofte edhe me shtrirjen programore, por edhe si nje investim i nje te ardhme qe shqiptaret realisht komunikojne permes nje koncepti profesionale. Cfare eshte koncepti profesional? Koncepti profesional ndertohet mbi disa parametra, mbi dijet per profesionin, mbi ate qe quhet rrjeti i komunikimit mbareshqiptar, ose brenda hapesires dhe se treti, ndikimi, para se gjithash i nje politike e cila do te shtrihet ne te gjitha fushat dhe ne njohjen me te mire te shqiptareve te Kosoves dhe Shqiperise, dhe Maqedonise. Ideja me e hershme e vitit 1999 ka qene qe Klan te shtrihet ne Kosove per faktin se te dy regjionet gjeografike kane pasur komunikim vetem permes detit, apo permes veres dhe ka qene e nevojshme qe ky komunikim te shtrihet ne te gjitha nivelet, qofte politik, qofte kulturor, qofte edhe ditor, pse jo edhe emocional. Natyrisht askush me mire se sa media nuk mund ta beje kete. Ideja qe nje koncept te mos jete brenda nje territori gjeografik, tek e fundit eshte edhe biznes, biznes te cilin qe gersheton shume gjera dhe me ne fund e lidhin edhe njerezit, ata qe prej nje kohe shume te gjate kane punuar ne keto lloj projektesh. Cfare do te thote Klani ne Kosove? Klani ne Kosove do te thote, nje shtrirje, dy ndikim, tre afrim me njeri-tjetrin dhe kater profesionalizem. Nese mbi keto kater parametra ne funksionojme, atehere edhe slogani yne qe tashme eshte percaktuar "We are one", percakton edhe kuptueshmerine e kesaj qe po themi. Per arsye se ne jemi nje si Klani ne Shqiperi dhe Kosove, ne jemi nje si nje popull dhe ne jemi nje si model profesional i komunikimit.

Nuk ka media kosovare dhe shqiptare. Ka media te cilat funksionojne mbi idene profesionale. Nuk ka media e cila eshte gjermane, mund ta kete logon gjermane, por tek e fundit ju keni nje televizion qe eshte blere nga gjermanet. Ju e dini qe shumica e mediave ne boten lindore dhe qendrore, menjehere pas rrezimit te komunizmit jane blere nga mediat e medha dhe nuk mund te quhen media, per shembull, Homba Group, nuk mund te quhet media gjermane, por jane media te cilat realisht deshirojne shtrirje dhe ndikim, dhe nuk ka te beje qe Klani i Kosoves ka hyre ketu, ka hyre me nje projekt profesionale, qe eshte i perbere nga stafi lokal.

Ajo qe ben te bukur kete eshte konkurrenca. Megjithate, ai i cili e freskon gjithe kete pune eshte edhe drejtori shumevjecar i Klan ne Shqiperi, drejtori i Lajmeve, Armand Shkullaku, i cili realisht e ka mbartur pervojen e tij ketu dhe komunikon me te gjitha idete qe ai realisht i ka fituar gjate asaj kohe, qe te komunikoje me stafin ketu dhe te ndertohet nje koncept televiziv ndryshe. Vete fakti se Klan Kosova e ka nje ngjyre tjeter, dominimi i te bardhes dhe e lehta, tregon per nje koncept i cili eshte i ketij shekulli, domethene shekullit XXI. Natyrisht, gjithashtu eshte shpejtesia e adaptimit, ne nje atmosfere pa asnje pengese, tregon qe paragjykimet per komunikim jane te kota, aq te kota sa qe mund t'ua thote edhe Armandi vete. Ai eshte realisht ai qe e stafin e ka nje per nje te njoftuar gjate kesaj periudhe dhe nuk ka pasur asnje veshtiresi komunikimi, te asaj qe ne nje fare menyre paragjykohet. Une nuk mund te them se s'eshte e veshtire, per arsye se ne po hyme ne nje treg ku ka prezence dhjete vjecare dhe perparesia e Klan Kosoves eshte se megjithate emri Klan eshte prezent prej nje kohe te gjate ne Kosove, dhe eshte me e lehte hyrja ne tregun medial. Ajo qe ofron televizioni eshte risi vizuale, domethene, e cila besoj se do te jete befasuese edhe per Shqiperine, menyra se si eshte e renditur studio, qofte te debatit, te lajmeve. Me gjithe investimet e medha qe jane bere ne Shqiperi ne media, vizualisht Klan Kosova do te duket me bukur, nuk kam dyshim, per arsye se i kam vizituar te gjitha mediat, ne Shqiperi. Do te mundohem qe te mos kem gjuhe inflative, per arsye se gjuha, sidomos ajo e lajmeve ne Shqiperi, eshte inflative. Do te mundohemi qe te kemi nje gjuhe te koncentruar te asaj qe transmetojme, gjuhe qe eshte e ndertuar prej fakteve.

Beteja e Klanit te Kosoves nuk do te ndertohet ne spektakle dhe ne iluzion te bukur, edhe per arsye se njerezit e duan iluzionin e bukur, megjithate ne do te ndertojme nje tip televizioni i cili informon shpejt dhe aty ku eshte forca e Klanit ne Shqiperi. Forca e Klanit ne Shqiperi eshte informacioni, eshte debati. Klani i Shqiperise nuk kulmon me spektaklin, kulmon me dokumentare, me debate, me analiza. Ne do te mundohemi ta ruajme ate tradite te fuqise se informacionit te analizes. Realisht jam pjese e asaj qe quhet presion i iluzionit tek popullata, por nuk e kam deshiren e madhe qe nje popull mund te nderrohet me ato gjera. Gjerat e bukura qe jane spektakle, e freskojne opinionin dhe jane aneks i bukur i nje televizioni, por informacioni dhe dokumentaret, debati, jane ato te cilet e edukojne, e shtyjne procesin perpara, nje nxitje. Nje nxitje per debat dhe jashte kornizes se televizorit. Televizioni megjithate do te provoje qe do t'i perngjaje pak shijes se Mandit, i cili realisht ka bere shume qe ta kete nje pasqyre te tille, per arsye se ai e ka pervojen e medias elektronike dhe e prezanton, ka shume pervoje dhe dije. Natyrisht ajo qe eshte lidhja e gjate e imja me njerezit e Klanit qe ta bartin te gjithe ate pervoja edhe me pervojen time shume te gjate ne gazetari, per te pasur nje staf i cili realisht nuk e kam hallin e te konkurruarit ne Kosove fare, por te konkurruarit shume lehte edhe ne botim mediatike shqiptare. Mos u befasoni nese Klani i Kosoves do te duket edhe me mire, edhe me e forte, me e qendrueshme politikisht, ne kuptimin e analizave, se sa ne televizionet ne boten shqiptare. Mos u befasoni se ne do te jemi konkurrence e vetvetes ne momente te caktuara, ne kuptimin pozitiv dhe te mos befasoheni nese shtrihemi dhe japim argumente, qe te hyjme ne nje treg i cili ju befason edhe juve ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›