E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode-Cela, debat ne Grupin e PD

Grupi parlamentar i Partise Demokratike pritet te ngreje nje grup pune, i cili do te beje ndryshime ne ligjin e auditit, qe ka kaluar per shqyrtim ne Komisionin parlamentar te Ekonomise. Kjo pas debateve, ne mbledhjen e djeshme te grupit, mes deputetit demokrat te Komisionit te Ekonomise, Blerim Cela dhe ministrit te Financave, Ritvan Bode. Keshtu sipas Celes, projekti i ardhur nga financat ka probleme ne brendesine e tij, per shkak te disa mosperputhjeve dhe kontradiktave te shumta qe ndodhen ne ligj dhe qe e humbasin seriozitetin e tij. Kjo deklarate ka sjelle edhe reagimin e menjehershem te ministrit te Financave, Bode i cili ka akuzuar Celen, si te painformuar per draftin. Mosmarreveshjet jane zbutur nga kryeministri Berisha, i cili ka kerkuar ngritjen e nje grupi qe do te shqyrtoje ligjin, ne pranine e te ministres se Integrimit, Majlinda Bregu per te pare edhe perputhjen me legjislacionin evropian, ne kuader te perafrimit me BE-ne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›