Kushtetuesja, ngrin ligjin e "Dosjeve": Parandaluam pasojat

Ligji per hapjen e dosjeve nuk do te zbatohet. Te pakten derisa Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias, te shprehet per permbajtjen e ketij ligji. Ne mbledhjen e zhvilluar dje, gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese vendosen te pezullojne zbatimin e ligjit "Per pastertine e figures se funksionareve te larte te administrates publike dhe te te zgjedhurve", deri ne momentin qe kjo gjykate, te marre nje vendim per kete ceshtje. "Urdherojme pezullimin e zbatimit te ligjit 'Per pastertine e figures se funksionareve te larte te administrates publike dhe te te zgjedhurve', derisa vendimi perfundimtar i Gjykates Kushtetuese te hyje ne fuqi", u shpreh gjykata, duke marre parasysh kerkesat e bera nga Partia Socialiste, Shoqata e Prokuroreve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, se ligji shkel te drejtat e njeriut. Drejtoresha per marredhenien me publikun, Edlira Abazi, u shpreh dje qe gjyqtaret cmuan se, zbatimi i ligjit objekt shqyrtimi, mund te sjelle pasoja ne funksionimin normal te shtetit te se drejtes, si dhe ne cenimin e te drejtave dhe lirive themelore te individit. Vendimi u more nga shumica e anetareve. Shtate prej gjyqtareve votuan pro pezullimit dhe vetem dy prej tyre, Admir Thanza dhe Xhezair Zaganjori e kundershtuan ate. Gjithashtu ne mbledhjen e gjyqtareve u vendos qe t'i kerkohet Komisionit te Venecias nje opinion per ligjin, si institucion i pavarur dhe i specializuar. Nje praktike kjo e ndjekur dhe me pare nga gjyqtaret e Kushtetueses dhe per dhenien e vendimit per ligjin e legalizimeve te ndertimeve pa leje. Gjykata arriti ne kete vendim, pasi mori parasysh ankesat e bera. Krahas pretendimeve per papajtueshmerine me Kushtetuten te dispozitave te ligjit te sipercituar, kerkuesit kane parashtruar dhe argumente ligjore per pasojat qe mund te sjell per interesat shteterore, shoqerore ose te individeve zbatimi i menjehershem i ligjit dhe kane kerkuar pezullimin e ligjit deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas kerkuesve, nga zbatimi i menjehershem i ligjit interesave te rendesishme shteterore u shkaktohet nje dem shume serioz dhe veshtiresisht i riparueshem. "Krijohen dukshem mosmarreveshje kompetencash ndermjet organeve kushtetuese dhe nje autoriteti te krijuar me ligj te zakonshem, cenohet apo kufizohet ushtrimi i veprimtarise kushtetuese te Presidentit te Republikes, Kuvendit, Keshillit te Ministrave, Gjykates Kushtetuese, Gjykates se Larte, Keshillit te Larte te Drejtesise, Prokurorit te Pergjithshem si dhe te gjitha institucioneve te tjera te administrates publike", vleresuan ankuesit ne Kushtetuese. Sipas tyre, nga veprimtaria e Autoritetit te Kontrollit te figurave, krijohet vakum institucional deri ne bllokim te veprimtarise kushtetuese te organit shteteror, perfundojne marredheniet e punes per funksionaret e larte te shtetit, te cilet kane status kushtetues. Mbledhja e Gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, shkaqet e parashtruara nga kerkuesit lidhur me kerkesen per pezullimin e ligjit, i vlereson si shkaqe te perligjura per te argumentuar parandalimin e pasojave qe mund t'i vijne funksionimit normal te shtetit te se drejtes si dhe te drejtave dhe lirive themelore te individeve.
Nderkombetaret, kerkuar me insistim rishikimin e ligjit te "Dosjeve"
Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe OSBE, kerkuan javen qe shkoi, permiresimin e ligjit per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Sipas tyre, ligji ka probleme procedurale dhe ne permbajtje, ndaj duhet te permiresohet. Ekspertet e huaj u shprehen te gatshem te bashkepunojne. Nderkombetaret i bene gjithashtu thirrje qeverise, qe te prese vendimin e Gjykates Kushtetuese per zbatimin e ligjit. Ekspertet sugjeruan dhe marrjen e mendimit per ligjin ne fjale, nga Komisioni i Venecias.
Nderkombetaret, kerkuar me insistim rishikimin e ligjit te "Dosjeve"
Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe OSBE, kerkuan javen qe shkoi, permiresimin e ligjit per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Sipas tyre, ligji ka probleme procedurale dhe ne permbajtje, ndaj duhet te permiresohet. Ekspertet e huaj u shprehen te gatshem te bashkepunojne. Nderkombetaret i bene gjithashtu thirrje qeverise, qe te prese vendimin e Gjykates Kushtetuese per zbatimin e ligjit. Ekspertet sugjeruan dhe marrjen e mendimit per ligjin ne fjale, nga Komisioni i Venecias.