“Banesat me qira, fondet çelen në shtator”
Në shtator të këtij viti do të çelen fondet e kredisë për ndërtimin e 1 100 apartamenteve. Nga projekti për ndërtimin e banesave sociale me qira do të përfitojnë nëntë bashki.
Fabiola Çela
Apartamentet e para do të ndërtohen në Tiranë. Në tetor pritet të nisë puna për ndërtimin e 400 apartamenteve në zonën e ish-kombinatit të autotraktorëve. Një deklaratë e tillë është dhënë nga drejtoresha e Politikave të Strehimit në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Doris Andoni, në një intervistë për gazetën “Panorama”.
Në çfarë faze ndodhet projekti për ndërtimin e banesave sociale me qira?
Janë disa projekte, ku një prej tyre është ai që financohet nga Banka për Zhvillimin e Këshillit të Evropës (CEB). Ky projekt ka të bëjë me ndërtimin e 1 100 apartamenteve, të cilat janë banesa sociale me qira. Kemi thënë që disbursimi i huasë së parë të kredisë do të kryhet në muajin shtator. Në fakt duhet theksuar se po bëhet një punë e madhe me të gjitha bashkitë në mënyrë që të arrijnë dhe të plotësojnë ato standarde, që janë të domosdoshme për disbursimin e tranzhit të parë të kredisë. Gjatë këtij harku kohor kemi punuar edhe me asistencën teknike të CEB-it, kemi marrë kontakte pothuajse të përditshme me të gjitha bashkitë që janë pjesë e projektit dhe të paktën tre apo katër bashkitë e mëdha që kanë edhe pjesën më të madhe të financimit, do të jenë të gatshme që në shtator që të disbursojnë kredinë. Marrëveshja e kredisë është nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe bankës dhe më pas është bërë në një marrëveshje nënhuaje me secilën prej bashkive. Pra, si për CEB-in, ashtu edhe për qeverinë është e rëndësishme disbursimi në total i kredisë. Pas kësaj është pjesa jonë, e cila ka të bëjë me menaxhimin e punës së bashkive, në mënyrë që puna e tyre për këtë projekt të jetë pothuajse në një nivel. E theksoj edhe një herë që disbursimi i parë i kredisë do të ndodhë në shtator. Përsa i përket shumës së kredisë, ne planifikojmë që për vitin që vjen të disbursojmë rreth 6 milionë euro.
Kur mund të nisë puna për ndërtimin e këtyre 1 100 apartamenteve?
Me disbursimin e kredisë nisin edhe procedurat e prokurimit, që kanë një afat prej 50-ditor. Pra, puna për ndërtimin e këtyre apartamenteve është parashikuar të nisë nga mesi i tetorit për Bashkinë e Tiranës.
Sa është numri i familjeve të pastreha në kryeqytet, që përfitojnë nga ky projekt?
Rreth 400 apartamente do të ndërtohen në Tiranë. Këto banesa janë pjesë e këtij projekti. Zona e përzgjedhur për ndërtimin e tyre është ajo e ish-kombinatit të autotraktorëve. Por puna jonë nuk përfundon me kaq. Në të gjitha qytetet e tjera ne kemi parë sheshet e ndërtimit. Të gjitha këto sheshe janë transferuar si pronë të bashkive dhe këto të fundit kanë marrë edhe certifikatën e pronësisë për truallin. Gjithashtu janë kryer edhe studime, të cilat janë miratuar pranë këshillave të territorit. Pra, çdo gjë është pothuajse e mbyllur.
Cilët persona do të përfitojnë nga ky projekt, pra kush do të jenë banorët e këtyre apartamenteve?
Ne bashkë me asistencën teknike kemi hartuar edhe kriteret për përfitimin e këtyre banesave. Dua të theksoj se, janë po ato kritere që përcakton edhe ligji. Janë po ato kategori familjesh që përcakton ligji për programet sociale të strehimit. Sipas ligjit, familjet që duan të kenë një banesë të tillë së pari duhet të vërtetojnë se nuk kanë një banesë tjetër në pronësi. Në përzgjedhje do të kenë përparësi familjet, që kanë në përbërje të tyre invalidë, persona me aftësi të kufizuara, etj. Këto kategori familjesh duhet të vërtetojnë se kanë një nivel të caktuar të ardhurash. Niveli maksimal dhe minimal i të ardhurave do të përcaktohet për çdo bashki më vete. Në fazën e dytë të projektit do të punojmë edhe për përcaktimin e këtij niveli të ardhurash. Më pas do të përcaktohet edhe shuma e qirasë, që duhet të paguajnë. Synimi jonë është që të arrijmë të kemi një nivel minimumi dhe maksimumi të qirasë dhe kjo do bëhet në bashkëpunim me bashkitë. Kjo, pasi nëse familjet do të ketë të ardhura nën nivelin e qirasë, atëherë kjo duhet të subvencionohet nga bashkia.
Ndërtimi i banesave sociale me qira
Bashkia Shuma e kredisë (euro) Nr. apartamenteve
Berat 624,120 24
Durrës 3,341,410 340
Elbasan 1,127,870 96
Fier 1,325,000 96
Kavajë 662,000 48
Korçë 1,191,600 96
Peshkopi 381,000 24
Shkodër 662,000 48
Tiranë 5,685,000 400
Bashkitë, shlyerja e kredisë për 20 vjet
Niveli i qirasë i këtyre apartamenteve nuk mbulon tërësish kthimin e kredisë, pasi kredia është marrë përsipër të kthehet nga bashkitë. Kredia për këtë projekt është marrë nga Banka për Këshillin e Zhvillimin të Evropës (CEB) me garanci shtetërore. Kredia shlyhet për 20 vjet, nga të cilat 5 vjet janë grace period. Principali i kredisë do të shlyhet nga bashkitë, ndërsa interesi nga buxheti i shtetit. Kredia e marrë financon 60 për qind të vlerës totale të projektit pa TVSH. Kjo e fundit rimbursohet nga buxheti i shtetit, i cili financon gjithashtu edhe një përqindje të caktuar. Ndërtimi i këtyre banesave nis me disbursimin e kredisë dhe sipas përllogaritjeve të kryera nga ekspertët, ndërtimi i një godine zgjat 11 deri në 18 muaj.
Qeveria do të subvencionojë interesat e kredive të bankave
Qeveria do të ndihmojë familjet e pastreha për të marrë kredi për shtëpi pranë bankave të nivelit të dytë.
Fabiola Çela
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ka hartuar një projektudhëzim, i cili ka të bëjë me subvencionimin e interesave të kredive që japin bankat. Një projektudhëzim i tillë është hartuar në bashkëpunim me bashkitë, Entin e Banesave, Ministrinë e Financave dhe me drejtuesit e bankave. Në bazë të këtij projekti qeveria u krijon një mundësi familjeve të pastreha, që të blejnë një apartament. Për të përfituar nga ky projekt i qeverisë familjet duhet të plotësojnë disa kushte, ku një prej tyre është edhe niveli i të ardhurave.
Projekti
Nga ky projekt i qeverisë është parashikuar që të përfitojnë rreth 750 familje. “Në fazën e parë të projektit ne i jemi referuar buxhetit të miratuar, dhe sipas këtij buxheti, janë rreth 90 milionë lekë për subvencionimin e interesave të kredisë. Pra, sipas përllogaritjeve të kryera me këtë fond ne mund të subvencionojnë rreth 750 familje”, ka thënë Andoni. Ky është numri i familjeve të pastreha në të gjithë vendin që mund të blejnë një shtëpi me kredi, duke u ndihmuar nga shteti. Megjithatë, sipas drejtoreshës së Politikave të Strehimit Andoni, nëse kjo skemë ka sukses, atëherë ky projekt ka të gjithë mbështetjen e duhur financiare nga Ministria e Financave. “Pra, mund të ketë një rritje të fondit për subvencionin e interesave të kredive”, ka shtuar Andoni.
Përfituesit
Bëhet fjalë për ato familje, të cilat janë të regjistruara në bashki dhe kanë kërkuar për t’u trajtuar me banesa me kosto të ulët. Sipas këtij projektudhëzimi, në momentin që ato gjejnë në treg një banesë, atëherë ato mund t’i drejtohen bankës për të marrë kredi dhe më pas buxheti i shtetit do t’i subvencionojë marrëveshjen e kredisë. “Është e vështirë që brenda këtij viti ne do t’i japin një zgjidhje. Këtë javë do t’i nisim Ministrisë së Financave projektudhëzimin. Ndërkaq, Ministria e Financave ka ngritur komisionin e vlerësimit të ofertave për përzgjedhjen e bankës që ka interesat e kredisë më të leverdishme. Financat duhet të përzgjedhin bankën dhe më pas projektudhëzimi ynë sqaron të gjithë procedurën që do ndiqet”, vijon Doris Andoni, drejtoresha e Politikave të Strehimit pranë MPPTT-së. Nga ky projekt do të mund të përfitojnë ato familje, që vërtetojnë se nuk kanë një banesë tjetër në pronësi. Familjet që do të kenë më shumë përparësi në përzgjedhje janë ato familje, që kanë në përbërje të tyre invalidë, persona me aftësi të kufizuar, personat që kanë statusin e jetimit. Gjithashtu me përparësi do të shikohen edhe gratë e divorcuara, që kanë në ngarkim fëmijë, si dhe çiftet e reja deri në moshën totale 55 vjeç. Por për të gjitha këto familje kushti bazë që të përfitojnë nga ky projekt është që të ketë të ardhurat e mjaftueshme për të shlyer këstet e kredisë. Çmimet e shitjes së apartamenteve çdo vit shtrenjtohen gjithnjë e më shumë. Tarifat më të larta janë në kryeqytet, pasi edhe kërkesa është më e lartë. Në këtë mënyrë blerja e një apartamenti në Tiranë është goxha e vështirë.
Apartamentet, rritet kostoja e ndërtimit
Pak ditë më parë qeveria miratoi vendimin për rritjen e kostos së ndërtimit të apartamenteve. Në bazë të vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave kostoja mesatare e ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave në shkallë republike për vitin 2008, do të jetë 33 464 lekë/m2, sipërfaqe shfrytëzimi. Ndërsa kostoja minimale e ndërtimit për metër katror për sipërfaqe shfrytëzimi, në bazë të vendimit, do të jetë rreth 27 mijë lekë. Në këtë mënyrë në krahasim me një vit më parë, pra me 2007-ën, kostoja minimale e ndërtimit për vitin aktual do të jetë më e lartë në të gjitha qytetet e vendit me përjashtim të Tiranës, Pukës, Shkodrës, Tropojës, ku çmimet varionin nga 28 mijë lekë në 35 mijë lekë për metër katror. Me vendimin e saj qeveria ka vendosur që të rrisë koston minimale dhe mesatare të ndërtimit të banesave për vitin 2008, nga Enti Kombëtar i Banesave. Por një vendim i tillë mund të ndikojë në rritjen e çmimit të shitjes së apartamenteve. Sipas vendimit të qeverisë, për qytetet në të cilat ende nuk është përcaktuar kostoja mesatare dhe minimale e ndërtimit do të përdoren kostot e qyteteve më të afërta. E njëjta gjë do të përcaktohet edhe në rastin e shitjes së apartamenteve, ku për qytetet ku nuk janë përcaktuar shitjet, do të përdoren çmimet e qyteteve më të afërta.
Përfundon ndërtimi i 1 mijë apartamenteve të para
Në fillim të qeverisjes së tyre qeveria demokrate premtoi se brenda 4 viteve, do të ndërtoheshin 4 mijë apartamente për të pastrehët, si dhe do të zgjidhet problemi i familjeve, që jetojnë në banesat e ish-pronarëve. Këtë investimin qeveria do ta realizojë nëpërmjet bashkëpunimit me qeverisjen vendore me sektorin privat. Sipas burimeve nga Ministria e Punëve Publike, deri më tani janë siguruar gati një mijë apartamente nga Enti Kombëtar i Banesave. Një pjesë e tyre janë ndërtuar në bashkëpunim me bashkitë. Këto banesa janë ndërtuar në të gjitha qytetet përveç Tiranës. Kjo, pasi Enti Kombëtar i Banesave e ka pasur shumë të vështirë të gjejë një truall të lirë në Tiranë. Aktualisht mësohet se Enti Kombëtar i Banesave është në marrëveshje me Bashkinë e Durrësit, Shkodrës të Korçës dhe disa bashki të tjera për të ndërtuar banesa me të ardhurat e tyre. Një pjesë e mirë e këtyre një mijë apartamenteve u janë shpërndarë familjeve që kanë plotësuar kriteret e duhura. Por gjatë këtij procesi ka pasur probleme të shumta në shpërndarjen e listave nga këshilli bashkiak. Ndërtimi i 4 mijë apartamenteve për të pastrehët është një premtim i qeverisë demokrate, drejtuesit e të cilës kanë deklaruar se, ndërtimi i tyre do të përfundojë brenda mandatit të tyre të qeverisjes. Në vrazhdën e ndërtimit të këtyre 4 mijë apartamenteve është edhe projekti për banesat sociale me qira. Gjithashtu, pjesë e këtij projekti është edhe sigurimi i banesave për të pastrehët me kredi të përballueshme.