Bekam dhe 7 mijë balerina për mbylljen
Kina pas “sekuestroi” shumicën e të artave e dominoi totalisht fuqinë më të madhe të botës, Shtetet e Bashkuara, synon të mahnitë sërish botën në lamtumirë e “Pekin 2008”. Do të jenë shtatë mijë balerina kineze, një futbollist i kalibrit botëror si Devid Bekam e muzikanti Xhimi Pejxh, protagonistët e mëdhenj të ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike, ceremoni që do të zhvillohet sot në Pekin, ku do të dorëzohet edhe flamuri olimpik në “duart” e Londrës, qytetit ku do të zhvillohet Lojërat në vitin 2012. Nëse ne Ceremoninë e Hapjes, Kina çuditi botën me lojërat e dritave dhe pergamenave fluturuese, regjisori kinez Zhang Jimou premton për sot të vendosë një nga spektaklet më të mëdha që ka parë njerëzimi.
Publiku që dekretoi suksesin e jashtëzakonshëm të ceremonisë së hapjes, e ndjekur nga më shumë se katër miliardë shikues në të gjithë botën vendosi një seri të gjatë rekordesh për nga audienca: afërsisht 500 milionë në Kinë dhe rreth 34.2 milionë në Shtetet e Bashkuara. Sipas një sondazhi të porositur nga “Visa”, një nga top-sponsorët e Lojërave Olimpike, në rajonin e Azizë e Paqësorit ekziston një interesim i madh për ceremoninë, që do të nisë në orën tetë të mbrëmjes së sotme (ora 14:00 në Shqipëri) në “Folenë e Zogut”, stadiumi simbol i Olimpiadës.
Sipas sondazhit 87 për qind e malezëve dhe 78 për qind e indianëve kanë deklaruar se do ta ndjekin ceremoninë direkt. Mbyllja konsiderohet si nga tre ngjarjet kryesore të Olimpiadës dhe 75 për qind e australianëve, 74% e banorëve të Hong Kongut,
61% e koreanëve, 70% e neozelandezëve e 68% e singaporianëvcëe do ta ndjekin direkt.
Drejtori ekzekutiv i rrjetit televiziv amerikan “NBC”, Dejvid Nil, i cili asistoi në një provë të mbajtur tërësisht sekret në kampusin e një kolegji, 90 minuta me makinë nga zona olimpike, pohoi se mbyllja është thjesht e ndryshme nga çdo ceremoni tjetër e mbajtur, duke u shprehur i bindur se do të përsërisë boom-in e shikuesve të hapjes, më 8 gusht.
Grushta arbitrit
Kubanezi Angel Valodia Matos është skualifikuar përfundimisht nga Lojërat Olimpike “Pekin 2008” pasi pati qëlluar me grushta e shkelma një arbitër gjatë ndeshjes për medaljen e bronztë.
Notarja humb ndjenjat
Frikë dhe tmerr në pishinën e Pekinit teksa zhvillohej një garë e notit të sinkronizuar. Një notare e ekipit të Japonisë është ndjerë keq duke humbur ndjenjat, por jashtë rrezikut për jetën
Bolt, kampion edhe në zemër, dhuron 50 mijë dollarë
“Mbreti i shpejtësisë’, xhamajkani Usain Bolt, një nga protagonistët më të mëdhenj të Olimpiadës së Pekinit, fitues e rekordmen i 100, 200 e 4x100m, tregoi se nuk është vetëm një jashtëtokësor në pistë, por dhe një njeri me zëmër të madhe. Kampioni absolut i shpejtësisë i dhuroi 50 mijë dollarë Kryqit të Kuq kinez për të ndihmuar fëmijët e mbijetuar nga tërmeti i tmerrshëm i Siçuanit. Bolt hodhi poshtë çdo hije dyshimi për dopoing. “Këtu në Pekin jam kontrolluar katër herë në gjak dhe në urinë. Pa llogaritur që u jam nënshtruar testeve në garat që kam marrë pjesë. Ne xhamajkanët jemi të fortë pasi stërvitemi shumë e mirë. Megjithatë, kush do të më kontrollojë është mirëpritur”. Një përgjigje edhe për deklaratat e kreut ndërkombëtar olimpik, Rozh: “Kur fitoj dëshiroj të argëtoj publikun, nuk më mungon respekti për kundërshtarët, kam raporte të shkëlqyera me të gjithë”.
Pingpongu, punë kinezësh
Kinezi Ma Lin fitoi medaljen artë në pingpong, duke mundur në finale bashkatdhetarin e tij, Vang Hao (argjend). Vang Luin kompletoi podiumin kinez, pasi mundi në finalen për vendin e tretë suedezin Jorgen Person. Tripleta e meshkujve pasoi atë të femrave: ar për Zhang Liquin, argjend për Vang Nan e bronz për Guo Yye. Të njëjtët pingpongistë kinezë kishin fituar të artat edhe në kompeticionet e skuadrave për meshkuj e femra.
Tabela e medaljeve, dita 15
R Shteti Ar Argj Br. Tot
1. Kina 48 17 26 91
2. USA 32 36 36 104
3. Rusia 20 21 24 65
4. Britania 18 13 15 46
5. Gjermania 15 10 15 40
6. Australia 13 14 16 43
7. Korea Jugut 11 10 8 29
8. Japonia 9 6 10 25
9. Italia 7 9 10 26
10. Ukraina 7 5 15 27
11. Holanda 7 5 4 16
12. Franca 6 15 18 39
13. Xhamajka 6 3 2 11
14. Spanja 5 8 2 15
15. Bjellorusia 4 5 9 18
16. Kenia 4 5 4 13
17. Rumania 4 1 3 8
18. Etiopia 4 1 1 6
19. Kanada 3 9 6 18
20. Polonia 3 6 1 10
21. Norvegjia 3 5 2 10
22. Rep. Çeke 3 3 0 6
23. Sllovakia 3 2 1 6
24. Zelanda Re 3 1 5 9
25. Gjeorgjia 3 0 3 6
26. Kuba 2 7 12 21
27. Hungaria 2 5 2 9
28. Brazili 2 3 8 13
29. Danimarka 2 2 3 7
30. Tajlanda 2 2 0 4
31. Korea Veriut 2 1 3 6
32. Zvicra 2 0 4 6
33. Argjentina 2 0 3 5
34. Meksika 2 0 1 3
35. Kazakistan 1 4 6 11
36. Turqia 1 4 4 9
37. Zimbabve 1 3 0 4
38. Azerbajxhan 1 2 5 8
39. Uzbekistan 1 2 3 6
40. Sllovenia 1 2 2 5
41. Bullgaria 1 1 3 5
42. Indonezia 1 1 3 5
43. Finlanda 1 1 2 4
44. Letonia 1 1 1 3
45. Estonia 1 1 0 2
46. Mongolia 1 1 0 2
47. Portugalia 1 1 0 2
48. R.Dominikan. 1 1 0 2
49. India 1 0 2 3
50. Irani 1 0 1 2
51. Bahrein 1 0 0 1
52. Kameruni 1 0 0 1
53. Panama 1 0 0 1
54. Tunizia 1 0 0 1
55. Suedia 0 4 1 5
56. Lituania 0 2 3 5
57. Trinidad 0 2 0 2
58. Kroacia 0 1 3 4
59. Austria 0 1 2 3
60. Greqia 0 1 2 3
61. Nigeria 0 1 2 3
62. Algjeria 0 1 1 2
63. Kolumbia 0 1 1 2
64. Kirgistani 0 1 1 2
65. Serbia 0 1 1 2
66. Taxhikistan 0 1 1 2
67. Belgjika 0 1 0 1
68. Kili 0 1 0 1
69. Ekuadori 0 1 0 1
70. Malajzia 0 1 0 1
71. Singapori 0 1 0 1
72. Afrika J. 0 1 0 1
73. Sudani 0 1 0 1
74. Vietnam 0 1 0 1
75. Armenia 0 0 6 6
76. Tajvani 0 0 4 4
77. Irlanda 0 0 2 2
78. Afganistan 0 0 1 1
79. Bahamas 0 0 1 1
80. Egjipti 0 0 1 1
81. Izraeli 0 0 1 1
82. Maroku 0 0 1 1
83. Mauritus 0 0 1 1
84. Moldavia 0 0 1 1
85. Togo 0 0 1 1
86. Venezuela 0 0 1 1
Ballkani
R Shteti Ar Argj Br. Tot
17. Rumania 4 1 3 8
36. Turqia 1 4 4 9
40. Sllovenia 1 2 2 5
41. Bullgaria 1 1 3 5
65. Serbia 0 1 1 2
60. Greqia 0 1 2 3
25 Gusht 2008