Babai i Lohan, boks me Federlain për bamirësi
Babai i aktores së famshme Lindsi Lohan, Majkëll, i ka ofruar një betejë boksi ish-burrit të këngëtares Britni Spirs, Kevin Federlain të ardhurat e të cilit mund të shkonin për bamirësi. Majkëll Lohan, ish-i dënuar, dëshiron të masë forcën për të rritur të ardhurat e dedikuara bamirësisë në luftën kundër kancerit. Megjithëse Federline ende nuk i është përgjigjur, Lohan tashmë ka planifikuar regjimin e tij të stërvitjes. “Të gjithë duan që unë të përballem me Federline pasi ai është një baba i famshëm dhe unë jam një i tillë. Është për bamirësi. Është një boksim serioz. Duhet të shkoj në stërvitje. Duhet të regjistrohem edhe në Federatën e Boksit”,- ka thënë Majkëll.
25 Gusht 2008