“Gërdec” në Korçë nga bombolat e gazit
Shpërthen dyqani i bombolave të gazit 1 javë pas vendosjes së tij pranë qendrës së Korçës.
KORÇE/ JORGJETA GJANÇI
Tre shpërthime të fuqishme kanë dëgjuar dëshmitarët okularë paraditen e djeshme, por ndonëse fuqia ka qenë e madhe, për fat nuk ka pasur të lënduar. Për shkaqe ende të pazbardhura nga specialistët është provokuar flaka e më pas e gjithë kioska e mbushur me bombola gazi metan është shndërruar në një Gërdec. Ajo ndodhej buzë sheshit para monumentit të patriotit Naum Veqilharxhi dhe zhurma e plasjes ka qenë e fuqishme dhe banorët e lagjeve 3 dhe 13 e kanë krahasuar me një katastrofë si ajo e ndodhur pranë kryeqytetit. “Tërë Korça u trondit. Shtëpitë e dy lagjeve të mësipërme patën lëkundje, ndërsa banesat pranë, përfshi edhe apartamentet e pallatit 13-katësh që ndodhej rreth 50 metra larg kanë marrë plasaritje të lehta nga shpërthimi i bombolave të gazit”, pohuan dëshmitarët. Kioska ku tregtoheshin bombolat ishte marrë me qira vetëm një javë më parë nga pronari Gjergji Zguro. Ajo ishte e tëra me konstruksion metali dhe ishte kjo një nga arsyet që u përzgjodh për të tregtuar këto bombola me gaz. Në momentin që u ndez zjarri pronari nuk gjendej në dyqan, por aty ka qenë duke punuar Genci, një nga punëtorët e tij. Në momentin kur po lëvizte bombolat, një prej tyre ka marrë flakë. Me urgjencë ai është munduar ta shuante me mjetet që kishte në kioskë dhe nuk ia arriti, duke kërkuar ndihmën e pronarit të lokalit që ndodhej pranë, Leko Karamitro. Në çast një nga klientët e këtij lokali me celular lajmëroi repartin e fikjes së zjarrit. “Menjëherë shkova në kioskë me dy kova me ujë, pastaj mora edhe një qilim prej lecke të një familjeje këtu afër dhe ia hodhëm sipër flakëve. U duk sikur u platitën, por më pas zjarri u ndez edhe më fuqishëm. Ai po u afrohej bombolave të gazit që qëndronin në radhë të mbushura me gaz. E ndjemë rrezikun, ndaj lamë gjithçka e u larguam që të shpëtonim kokën. U bëra thirrje edhe klientëve të mi dhe të dyqanit të tregtimit të zarzavateve, që ndodhet në anën e poshtme të kioskës së gazit, që të largoheshin”, tregon Karamitro. Pikërisht kur njerëzit largoheshin me vrap për të shpëtuar kokën ka filluar të shpërthejnë bombolat e gazit njëra pas tjetrës. Një re e madhe tymi zi u ngrit në qiell, ndërsa mbeturina të bombolave të gazit fluturonin në qiell për t’u shpërndarë në tokë deri në 100 metra larg. Fatmirësisht para kioskës ishte sheshi para bustit të patriotit Naum Veqilharxhi dhe nga incidenti i rëndë nuk u shkaktuan të vrarë apo të plagosur. Ata në sajë të alarmit që krijuan personat më afër rrezikut patën kohë të nxitonin për t’iu larguar rrezikut. Ndërkohë, dëmet materiale kanë qenë të mëdha. Numrin e shpërthimeve askush nuk e thoshte me saktësi. Dikush thoshte se ndodhën tre shpërthime të fuqishme, të tjerë 5, të tjerë më shumë. Vetëm kur shpërthimet pushuan u gjetën copa bombolash deri në 60 dhe 100 metra larg kioskës së vendit të ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, gjithçka do të ishte ndryshe nëse zjarrfikëset do të vinin pas 20 minutash nga koha kur iu telefonua. Makina e parë ka arritur në vendngjarje pa ujë, por mbërritja e të tjerave shmangu përhapjen e flakëve në banesat ngjitur.