E Diel, 1 Nëntor 2026

Mel C, shtatzënë me fëmijën e parë



Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls”, Melanie C ka bërë të ditur se është shtatzënë. Këngëtarja 34-vjeçare është duke pritur fëmijën e saj të parë me të dashurin Thomas Star, me të cilin ka lidhje prej 6 vjetësh. Mel C duket se është e fundit nga anëtaret e grupit “Spice Girls” e cila pret fëmijën e parë, pasi të tjerat kanë fëmije dhe familje prej një kohe të gjatë. “Është e mrekullueshme! Tani mund të bëj të ditur se unë dhe Tom presim një fëmijë dhe jemi shumë të lumtur”,- shkruan këngëtarja në faqen zyrtare në internet. “Jam e sigurt se e kuptoni ngurimin për të bërë publik lajmin pasi na duhej të prisnim rezultatet. Po e marr si një eksperiencë të paharrueshme por jam e gëzuar edhe sepse kam filluar të shkruaj për albumin tim të pestë. Do të më duhet shumë kohë për t’u marrë më fëmijën kur të lindë por do të rikthehem sërish”,- ka shtuar Mel C. Emri i plotë i këngëtares është Melani Chisholm dhe është pjesëtarja e fundit e grupit të njohur “Spice Girls” që do të bëhët nënë.

25 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›