Banesat në shitje dhe me qira, ulen ndjeshëm çmimet
Autori i Lajmit: red.
Sektori i ndërtimit
Indeksi i çmimit te banesave në tremujorin e parë të vitit 2009 u ul me 5.7 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm.
Banka e Shqipërisë, në një analizë që u bëri zhvillimeve në sektorin e ndërtimit për tremujorin e parë të vitit, evidentoi se gjatë dy tremujorëve të kaluar ky indeks kishte pësuar rënie përkatësisht me 4.3 dhe 0.9 për qind.
Shkaqet
Ekspertët e shpjegojnë këtë rënie të indeksit të çmimeve me faktin se, sektori i ndërtimit po njeh ritme të konsiderueshme investimi, çka është shoqëruar dhe me uljen e çmimit të tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë sektori i ndërtimit përfaqëson një nga sektorët më aktivë të ekonomisë shqiptare. Gjatë vitit të kaluar, prodhimi i këtij sektori ka përfaqësuar rreth 14 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto në vend dhe ka siguruar rreth 17 për qind të shitjeve totale, nga sektorët prodhues jobujqësore të ekonomisë së vendit. Në sektorin e ndërtimit regjistrohen si të punësuar mesatarisht rreth 18 për qind e të punësuarve gjithsej në sektorin privat. Ritmet e shpejta të rritjes së prodhimit në këtë sektor kanë bërë që kontributi i tij në rritjen ekonomike të viteve të fundit, të jetë i konsiderueshëm. Bazuar në të dhënat nga lejet e miratuara për ndërtime, një peshë gjithnjë e më të madhe kanë zënë ndërtimet për qëllime banimi. Ndërsa, ndërtimet e reja përbëjnë peshën më të lartë në vlerën e parashikuar të lejeve të ndërtimit, krahasuar me rikonstruksionet.
Qiratë, ulen 0.4 %
Në tremujorin e parë të këtij viti indeksi i qirasë së banesave u ul me 0.4 për qind, në krahasim me tremujorin e mëparshëm, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. BSH-ja vëren se raporti i indeksit të çmimeve ndaj qirasë së banesave, është ulur më tej në tremujorin e parë të vitit 2009. Prirja rënëse e këtij treguesi ka nisur që në tremujorin e tretë të vitit 2008. Në kryeqytet, sidomos për ambiente tregtare në zonat e shtrenjta, si Blloku, stadiumi "Qemal Stafa" apo pranë Radio-Televizionit Shqiptar, kërkesa është gjithnjë e lartë dhe çmimet gjithashtu, janë të shtrenjta.
Çmimet sipas zonave
Agjencitë imobilare vlerësojnë se çmimet ndryshojnë nga zona në zonë, por mesatarisht mund të thuhet se qiratë mujore të zyrave, luhaten nga 10-25 euro/m2, të dyqaneve deri në 35 euro/m2, ndërsa për banesat llogaritet një çmim rreth 4-5 euro/m2 në muaj. Këto nivele çmimesh kanë mbetur pa lëvizur gjatë 2-3 viteve të fundit. Çmimet më të larta, për sa u takon qirave në tregun imobilar, i paraqesin dyqanet. Edhe midis tyre, më të shtrenjtat ofrohen nga qendrat tregtare. Për një ambient tregtar prej 25-30 metrash katrorë në një qendër tregtare të Tiranës, mesatarisht qiraja është 800-1.000 euro në muaj. Por mbi 1.000 euro paguajnë edhe dyqanet e rrugëve të njohura tregtare të kryeqytetit.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2009