Deficiti buxhetor, 80% mbulohet nga të ardhurat e privatizimeve
Autori i Lajmit: red.
Banka e Shqipërisë njoftoi se pavarësisht në një situatë kur shpenzimet janë rritur dhe mundësia e marrjes së huave nga ekonomia vendase është vështirësuar, qeveria ka arritur të mbajë defiçitin buxhetor nën kontroll në tre muajt e parë të këtij viti. Banka Qendrore, në raportin e saj të fundit, bën të ditur se defiçiti buxhetor është mbuluar në masën 80 për qind nga financimi i brendshëm. Sipas BSH-së, në ndryshim nga tendenca e tre viteve të mëparshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2009, defiçiti buxhetor ka shënuar një vlerë prej 3.7 miliardë lekësh, kundrejt 4.7 miliardë lekëve të planifikuar. Ndërkohë që burimi kryesor i financimit kanë qënë të ardhurat nga privatizimi. Raporti i BSH-së vëren se mungesa e likuiditetit në tregun e letrave me vlerë të qeverisë, e reflektuar në kërkesën e ulët të pjesëmarrësve të tregut për këto instrumente, ka sjellë reduktim të stokut të borxhit të brendshëm të qeverisë. Në total ky stok, krahasuar me fundin e vitit 2008, gjatë tremujorit të parë të vitit 2009 është pakësuar me rreth 3.1 miliardë lekë. Për të ndihmuar funksionimin e tregjeve financiare dhe për të lehtësuar presionet mbi normat e interesit në tregun primar, Banka e Shqiperisë, gjatë muajit mars 2009 i ka akorduar kredi direkte qeverisë. Ndërkohë, shpenzimet kapitale të realizuara gjatë tremujorit të parë 2009, rezultojnë rreth 2.6 herë më të larta nga i njëjti tremujor i një viti më parë. Financimi i tyre është mundësuar në pjesën më të madhe nga burimet e brendshme, bën të ditur BSH-ja.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2009