E Diel, 1 Nëntor 2026

Banesat sociale, formula e llogaritjes së vlerës së bonusit të strehimit

Sa qira duhet të paguajë një familje, në bazë të të ardhurave për të marrë shtëpinë

Jonida Tashi

Zbardhet formula e llogaritjes së vlerës së bonusit të strehimit për qytetarët që do të përfitojnë banesë më kosto të ulët nga shteti. Më konkretisht, formula e përgjithshme e llogaritjes së vlerës së bonusit të strehimit është: Ç = Q-A x 0,3 ku Ç≤Qm x 0,5, ku: Ç është vlera e bonusit; Q është qiraja aktuale të cilën paguan familja; A janë të ardhurat e familjes; treguesi 0,3 përcaktohet nga fakti që pagesat e qirave mujore në rastin e bonusit të strehimit, nuk duhet të jenë më shumë se 30 për qind e të ardhurave mujore; Qm është vlera minimale e qirave të banesave në tregun e lirë; treguesi 0,5 është ai i përcaktuar nga ligji “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, sipas të cilit, vlera e bonusit të strehimit nuk mund të jetë më shumë se 50 për qind e qirasë minimale të banesave në tregun e lirë, për bashkinë ku jepet ky bonus. Vlera maksimale përcaktohet çdo vit, bazuar në të dhënat e vitit të mëparshëm dhe miratohet me vendim të këshillit bashkiak. Pagesa, që duhet të bëjë familja për diferencën ndërmjet qirasë së tregut dhe vlerës së bonusit, nuk duhet t’i kalojë 30 për qind të të ardhurave të familjes. Vlera e bonusit të strehimit për një bashki të caktuar luhatet nga 0 deri në Qm/2, në varësi të të ardhurave të familjes. Për një vlerë qiraje minimale të përcaktuar Qm, vlerat maksimale dhe minimale të bonusit të strehimit, në varësi të të ardhurave të familjes llogariten sipas formulave të mëposhtme: Çmax = Qm/2, kur A = Çmin = 0, kur A ≥ Q/0,3 (±10%)
Shembuj
Shembull 1: Nëse në bashkinë A, niveli minimal i qirasë është 12 000 lekë në muaj për një apartament me strukturë 2+1 dhe familja paguan një qira prej 20 000 lekësh në muaj, ndërsa të ardhurat e familjes janë 35 000 lekë në muaj, vlera e bonusit për këtë familje do të jetë: Ç = 14000 - 35000 x 0,3 = 3500 lekë. Vlera maksimale e bonusit është: Ç≤6 000 lekë. Në këtë rast vlera e bonusit do të jetë 3 500 lekë, ndërsa familja duhet të paguajë vet diferencën prej 10500 lekësh, midis vlerës së qirasë prej 14 000 lekësh dhe vlerës së bonusit. Për të jetuar familjes i ngelen 24 500 lekë në muaj. Nëse pas llogaritjeve rezulton se ajo që i ngelet familjes për të jetuar, pasi ka paguar diferencën që i takon nga llogaritjet e mësipërme për qiranë, rezulton më e vogël se masa e ndihmës ekonomike të plotë, vlera e bonusit rillogaritet për të mos lejuar familjen të bjerë poshtë masës së ndihmës ekonomike të plotë. Kjo rillogaritje bëhet duke mbajtur parasysh kufirin maksimal të vlerës së bonusit.
Shembull 2: Nëse në të njëjtën bashki e njëjta familje jeton në një banesë me qira mujore prej 20 000 lekësh në muaj, vlera e bonusit të strehimit është: Ç = 20 000 – 35 000 x 0,3 = 9 500 lekë. Kjo vlerë është 3 500 lekë më shumë se vlera maksimale e përftimit për këtë bashki, për rrjedhojë familja përfiton vetëm shumën prej 6 000 lekësh.
Të ardhurat
Niveli minimal i qirasë do të llogaritet sa 50 për qind e nivelit maksimal të qirasë. Për familjet e përcaktuara si kategori prioritare, niveli minimal i qirasë do të llogaritet sa 25 për qind e qirasë maksimale. Kurse për çdo objekt të ri që ndërtohet apo blihet në treg, masa e qirasë do të llogaritet vetëm një herë dhe do të miratohet me vendim të këshillit bashkiak. Ky nivel qiraje do të përdoret deri në fund të muajit janar të vitit pasardhës. Pak kohë ma parë, qeveria miratoi formulën e llogaritjes së të ardhurave, për familjet që do të përfitojnë banesa sociale gjatë vitit 2010. Vendimi i qeverisë, i cili tashmë ka hyrë edhe në fuqi, përcakton metodikën e llogaritjes së masës së qirasë, kur banesat sociale financohen nga buxheti i shtetit ose buxheti i bashkive, apo nga kombinimi të dyjave. Sipas këtij vendimi, për llogaritjen e masës së qirasë, për banesat sociale me qira, që sigurohen nëpërmjet ndërtimit të banesave të reja, në koston e ndërtimit përfshihen të gjitha shpenzimet e kryera për ndërtimin e ndërtesës së banimit, si: vlera e investimit për ndërtimin e ndërtesës; vlera e plotë e projektit teknik; kostoja e blerjes së tokës, kur ajo nuk është pronë e bashkisë; vlera e investimit për lirimin e sheshit të ndërtimit; vlera e mbikëqyrjes së punimeve; taksat, tatimet dhe tarifat e aplikueshme gjatë ndërtimit të objektit; kostot e menaxhimit të zbatimit të projektit; kostot për kolaudimin dhe tarifën e regjistrimit të pronës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP). Ndërkaq, në koston e ndërtimit nuk do të përfshihen: vlera e truallit, kur investimi është bërë në truall, pronë e bashkisë; investimet për lidhjen me rrjetin kryesor të infrastrukturës, si ujësjellës, kanalizime, telefoni,
energji elektrike; vlera e investimit për katet e para, kur këto nuk janë të parashikuara për banesa sociale; taksat, tatimet dhe tarifat vendore, të cilat, për projektin në fjalë, mund të jenë konsideruar, si kontribut i bashkisë.

Llogaritja e kufirit minimal dhe maksimal të të ardhurave të familjes
Për llogaritjen e kufirit minimal dhe maksimal të të ardhurave të familjes që përfiton banesa sociale me qira përdoren formulat e mëposhtme:
1. Kufiri minimal i të ardhurave (Kmi) = a- ku Vb është vlera e banesës;
b- (Vb x 0,04)
12
është masa mujore e qirasë, vlera vjetore e së cilës llogaritet sa 4% e vlerës së banesës;
c - treguesi 0,25 përcaktohet nga ligji;
ç - treguesi 0,5 është masa e subvencionit të qirasë.
2. Kufiri maksimal i të ardhurave (Kmax) = Vb x 0,04
12 x 0,25
Shembull: Vlera e banesës është 3 000 000 lekë. Masa e qirasë mujore të pasubvencionuar është Vb x 0,04/12 = 1 000 lekë. Kufiri minimal i të ardhurave të familjes është 10 000/0,25 x 0,5 = 20 000 lekë (±10%), ndërsa kufiri maksimal i të ardhurave është 10 000/0,25 = 4 000 lekë (±10%).

Formula e përgjithshme e llogaritjes së vlerës së bonusit të strehimit
Formula e përgjithshme e llogaritjes së vlerës së bonusit të strehimit është:
Ç = Q-A x 0,3 ku Ç≤Qm x 0,5
a- Ç është vlera e bonusit;
b- Q është qiraja aktuale të cilën paguan familja;
c- A janë të ardhurat e familjes;
ç- Treguesi 0,3 përcaktohet nga fakti që pagesat e qirave mujore në rastin e bonusit të strehimit, nuk duhet të jenë më shumë se 30 për qind e të ardhurave mujore;
d- Qm është vlera minimale e qirave të banesave në tregun e lirë, e llogaritur sipas ligjit;
dh- Treguesi 0,5 është ai i përcaktuar në ligj.
Vlera e bonusit të strehimit për një bashki të caktuar luhatet nga 0 deri në Qm/2, në varësi të të ardhurave të familjes. Për një vlerë qiraje minimale të përcaktuar Qm, vlerat maksimale dhe minimale të bonusit të strehimit, në varësi të të ardhurave të familjes llogariten sipas formulave të mëposhtme:
Çmax = Qm/2 kur A =
Çmin = 0, kur A ≥ Q/0,3 (±10%)
Shembull 1: Nëse në bashkinë A, niveli minimal i qirasë është 12 000 lekë në muaj për një apartament me strukturë 2+1 dhe familja paguan një qira prej 20 000 lekësh në muaj, ndërsa të ardhurat e familjes janë 35 000 lekë në muaj, vlera e bonusit për këtë familje do të jetë:
Ç = 14000 - 35000 x 0,3 = 3500 lekë. Vlera maksimale e bonusit është: Ç≤6 000 lekë. Në këtë rast vlera e bonusit do të jetë 3 500 lekë, ndërsa familja duhet të paguajë vet diferencën prej 10500 lekësh, midis vlerës së qirasë prej 14 000 lekësh dhe vlerës së bonusit. Për të jetuar familjes i ngelen 24 500 lekë në muaj. Nëse pas llogaritjeve rezulton se ajo që i ngelet familjes për të jetuar pasi ka paguar diferencën që i takon nga llogaritjet e mësipërme për qiranë, rezulton më e vogël se masa e ndihmës ekonomike të plotë, vlera e bonusit rillogaritet për të mos lejuar familjen të bjerë poshtë masës së ndihmës ekonomike të plotë. Kjo rillogaritje bëhet duke mbajtur parasysh kufirin maksimal të vlerës së bonusit.
Shembull 2: Nëse në të njëjtën bashki e njëjta familje jeton në një banesë me qira mujore prej 20 000 lekësh në muaj, vlera e bonusit të strehimit është Ç = 20 000 – 35 000 x 0,3 = 9 500 lekë. Kjo vlerë është 3 500 lekë më shumë se vlera maksimale e përftimit për këtë bashki, për rrjedhojë familja përfiton vetëm shumën prej 6 000 lekësh.

Përcaktimi i kufirit maksimal dhe minimal i të ardhurave të familjes
Përcaktimi i kufirit maksimal dhe minimal i të ardhurave të familjes që përfiton nga banesat me kosto të ulët.
1. Kufiri minimal i të ardhurave të familjes:
Amin = PMT1/0,35, ku:
a- A janë të ardhurat mujore të familjes;
b- PMT1 = f(i, n, v) është pagesa mujore e kredisë së subvencionuar, e cila është funksion i interesit të kredisë (i), afatit të maturimit (n) dhe 60 - 80% të vlerës së banesës (v). Të dhënat e kësaj formule për treguesit (i), (n) dhe (v) merren nga banka me të cilën është nënshkruar kontrata e menaxhimit të kredisë;
c- Treguesi 0,35 është ai i përcaktuar në ligj.
2. Kufiri maksimal i të ardhurave mujore të familjes:
Amax = PMT2/0,35, ku PMT2 është pagesa mujore e kredisë së pasubvencionuar.
Shembull: Vlera e banesës është 25 000 USD, kredia jepet për 80 për qind të vlerës së banesës, me interes 7,8 për qind në vit dhe afat maturimi 15 vjet. Qeveria subvencionon 4,3 për qind të interesit (pa principialin). Sipas llogaritjeve, pagesat mujore të kredisë së subvencionuar rezultojnë 143 USD ose 17150 lekë, ndërsa ato të kredisë së pasubvencionuar rezultojnë 189 USD ose 22659 lekë. Niveli minimal i të ardhurave të familjes duhet të jetë Amin ≥17150/0,35 = 49000 lekë. Niveli maksimal i të ardhurave do të jetë Amax ≤22659/0,35=64740 lekë.

9 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›