Banesat sociale, ja kush i përfiton
Programi i banesave sociale me qira, adreson kategoritë e qytetarëve, të cilët kanë të ardhura të ulta dhe nuk klasifikohen për t'u trajtuar me banesë me kosto të ulët. BSQ ngelen në pronësi të bashkive dhe jepen me qira sociale. Niveli maksimal i qirasë vjetore llogaritet sa 4% e kostos së ndërtimit të objektit. Për pagesat mujore të qirasë, familja nuk duhet të shpenzojë më shumë se 25% të të ardhurave. Në të kundërt, ajo mbështet nga bashkia, duke i subvencionuar deri në masën 50% shumën e qirasë mujore. Sigurimi i banesave sociale me qira realizohet nëpërmjet ndërtimit, blerjes nga tregu, zakonisht në ato qytete ku vlerat e tregut të lirë janë më të ulta se kostoja e ndërtimit, përshtatjes së objekteve ekzistuese të dala jashtë funksioni. Burimet e financimit për sigurimin e banesave sociale me qira realizohen nëpërmjet kombinimit të burimeve nga buxheti i shtetit me atë të bashkive, huave dhe donacioneve, i) investimeve private jo-fitim prurëse.