E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimi, situatë e zymtë për sektorin e ndërtimit

Ngadalësimi i përkeqësimit të aktivitetit ndërtues pritet të vazhdojë dhe në periudhat pasardhëse, parashikon Banka e Shqipërisë në një raport të fundit për zhvillimet në këtë sektor. Banka sqaron se sinjalet negative vijnë nga disa të dhëna të tërthorta, si rritja e kredisë dhënë kësaj dege dhe numri i lejeve të ndërtimit, dhënë kryesisht për ndërtime për banesa. Gjithashtu, numri i lejeve akorduar për ndërtime inxhinierike, të cilat realizohen me fonde publike, ka ardhur në rënie për tremujorin e katërt. Tkurrja e aktivitetit ekonomik në degën e ndërtimit ishte më e ngadaltë gjatë tremujorit të tretë, si në terma vjetorë, ashtu dhe tremujorë. Vlera e shtuar e gjeneruar prej kësaj dege shënoi një rënie vjetore prej 22% në këtë tremujor, duke kontribuar negativisht me rreth 3.2 pikë përqindje në rritjen vjetore të PBB-së. Vrojtimet e besimit të bizneseve në ndërtim kishin sinjalizuar një përkeqësim të thellë në këtë degë, për tremujorin e tretë të vitit 2010. Nisur nga kjo situatë, normat dyshifrore rritëse të regjistruara gjatë vitit 2009 janë ndjekur nga norma të ngadalësuara rritjeje gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2010, duke përfunduar në rënie gjatë gjashtëmujorit të dytë. Ndryshimi nominal vjetor i indeksit të çmimit të banesave është -1.6 % në tremujorin e katërt të vitit 2010.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›