Banesat sociale me qira MPPT-ja nisma eshte e jona
Projekti i banesave sociale me qira eshte konceptuar nisur dhe perfunduar nga Ministria e Puneve Publike. Kjo ka qene deklarata e djeshme zyrtare e MPPT-se ne lidhje me banesat sociale te ndertuara ne Tirane te peruruara pak dite me pare nga kryebashkiaku Edi Rama. Sipas MPPT-se projekti eshte zhvilluar me synimin 1 per ti ardhur ne ndihme kategorise qe me te ardhurat e tyre nuk sigurojne nje strehim te pershtatshem. 2 Per te zgjidhur problemin shume vjecar te strehimit per te cilin Bashkia e Tiranes megjithese e ka detyrim te vetin nuk ka bere asgje ne 10 vjet. Ne vitin 2007 MPPT-ja sebashku me MF-ne dhe CEB-in negociuan marreveshjen kuader te huase e cila u miratua nga Kuvendi ne tetor te vitit 2007. Sipas marreveshjes se huase 2007 dhe nenhuase 2008 projekti prej 29 milione e 651 mije eurosh do te siguronte 1100 apartamente nga te cilat 398 per Tiranen.
25 Shtator 2010