E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesat sociale shtohen kerkesat

Strehimi Familjet kandidate te plotesojne formularin e aplikimit

Burime nga Drejtoria e Strehimit Social pohojne se aktualisht ne zyrat perkatese te ketij institucioni po vazhdojne aplikimet per te perfituar nje banese sociale.

Ata theksojne se aktualisht ne zonen e Shkozes po ndertohen banesat sociale qe bashkia do te vendose ne dispozicion te te pastreheve qe plotesojne kriteret specifike. Burime nga kjo drejtori sqarojne se numri i familjeve qe do te mund te fitojne te drejten per te jetuar ne ato ambiente do te jete plot 400 ndersa parashikohet qe per vitin e ardhshem do te disponohen apartamente te reja.

Ne kete kuader perfaqesuesit e ketij institucioni u bejne thirrje familjeve kandidate qe plotesojne kushtet e percaktuara qartazi nga drejtoria e strehimit te terheqin ne zyren e informacionit prane Bashkise se Tiranes nje formular aplikimi dhe te nisin procedurat duke plotesuar te gjithe dokumentacionin e nevojshem qe duhet per te perfituar nje banese te tille.

Ne kuader te kesaj logjike qytetaret e interesuar pervec plotesimit te formularit te aplikimit duhet te pajisen me nje sere dokumentesh ku perfshihet vertetimi per te ardhurat neto te familjes vertetimi nga zyra e ndihmes ekonomike vertetimi nga zyrat e punes per personat qe marrin pagese papunesie vertetimi nga Sigurimet Shoqerore per personat ne pension vendime nga hipoteka per pronat e paluajtshme dokumenti zyrtar i celebrimit certifikatat personale dhe dokument ku provohet se kryefamiljari eshte grua e ve ose e divorcuar.

Kategorite

Te drejten per te perfituar nje banese sociale nuk mund ta gezojne te gjithe. Bashkia e Tiranes ka percaktuar nje sere kategorish qe per shkak te statusit apo gjendjes ekonomiko-sociale perfshihen ne listen e personave qe kane nevoje per disa lehtesira sic eshte ne kete rast krijimi i mundesise per te jetuar ne nje banese sociale qe ofrohet nga ky institucion.

Te moshuarit qe kane mbushur moshen e pensionit dhe qe nuk perzgjidhen per tu strehuar ne institucionet publike te perkujdesit shoqeror do te jene nje nga kategorite qe nese perzgjidhen pas nje selektimi te detajuar te Drejtorise se Strehimit do te mund te bejne te tyren nje prej banesave ne zonen e Shkozes. E njejta gje vlen edhe per individet me aftesi te kufizuara te cilet gezojne statusin e te verbrit te grupit te pare te invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik te invalidit te punes dhe te invalidit te Luftes Nacionalclirimtare. E megjithate nga kjo pakete nuk do te perjashtohen edhe familjet me shume femije ciftet e reja me moshe totale deri ne 55 vjec apo familjet qe kane ndryshuar vendbanim per efekt punesimi.

Projekti

Politika e re e strehimit ka filluar te jetesohet rreth 8 muaj me pare qellimi i te ciles eshte ndertimi i nje lagjeje te re per te pastrehet. 400 apartamentet e reja qe do te vendosen ne dispozicion te kategorive perfituese jane mundesuar nepermjet nje kredie te negociuar me Banken e Keshillit te Europes me nje projekt te standardeve europiane per familje qe pavaresisht se jane te varfra meritojne te jetojne ne nje mjedis cilesor.

Ne fazen e pare te ketij projekti eshte parashikuar ndertimi i 400 apartamenteve. Mesohet se afro 4500 metra katrore do te jene ne dispozicion te bizneseve me kushte lehtesuese per te zhvilluar biznese te vogla me qellim punesimin e familjeve te pastreha me probleme ekonomike e sociale dhe qe kane nevoje per tlsquou punesuar por edhe te qytetareve te tjere te Tiranes.

Sipas perfaqesuesve te bashkise se kryeqytetit fondet per financimin e ketij projekti jane 12 milione euro nga te cilat 6.347 milione euro jane financim me kredine e marre nga Banka e Keshillit te Europes e cila do te shlyhet nga bashkia shume kjo qe do te perdoret per qellim social.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›