KRRT-ja e Durrësit, gati miratimin për ndërtimin e Parkut Energjetik
Ndërtimi i Parkut Energjetik në Durrës tashmë nuk është një ide e largët, por një projekt që do të nisë shumë shpejt të realizohet. Në Zyrën Urbanistike të Këshillit të Qarkut të Durrësit ka mbërritur kërkesa e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për KRRT-në e këtij institucioni, në mënyrë që të mundësohet ndërtimi i këtij parku.
KRRT
Kërkesa është një dosje voluminoze, e cila përmban studimin e kryer për këtë vepër energjetike, e cila është parashikuar të ndërtohet në zonën që ndodhet ndërmjet Porto-Romanos dhe Bishtit të Pallës. Parku do të shtrihet në një sipërfaqe gjigande. Ai do të jetë vepra që do të zërë hapësirën më të madhe në Durrës. Kërkesa e Ministrisë së Energjetikës përmban studimin në përgjithësi për këtë vepër. Kërkesa, e cila do të shqyrtohet në mbledhjen e KRRT-së së Këshillit të Qarkut të Durrësit (e cila është parashikuar të zhvillohet javën e ardhshme), përmban studimin e kryer nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për këtë zonë. Sipas këtij studimi, Parku Energjetik është parashikuar të ngrihet në një sipërfaqe prej 850 ha, kurse qyteti i Durrësit është vendosur në një territor prej 1300 ha.
Parku energjetik
Vepra energjetik do të vendoset në territorin që gjendet ndërmjet depozitave të kompanisë “Rira” dhe Bazës Detare të Bishtit të Pallës. E gjithë kjo sipërfaqe është e kategorizuar si tokë bujqësore dhe bën pjesë në territorin e Komunës së Katundit të Ri. Përpara se të transformohet në një park energjetik, kjo sipërfaqe, nga tokë bujqësore do të kthehet ligjërisht në tokë truall.
Ky transformim i detyruar nga ligji do të ndikojë në rritjen e menjëhershme të vlerës së tokës e që do të thotë të ardhura të mira për pronarët e saj. Në këtë sipërfaqe është parashikuar të ndërtohen vepra energjetike të tilla si TECI me qymyr, porti i përpunimit të qymyreve, depo karburanti e të tjera që bëjnë pjesë në këtë industri. Por studimi i paraqitur në Këshillin e Qarkut nuk i përmban njollat e objekteve që do të ndërtohen në të ardhmen.
Sipas urbanistëve, ato i përkasin një faze tjetër. Për çdo njërën prej veprave do të ketë kërkesa të veçanta, të cilat do të paraqiten në KRRT rast pas rasti. ENEL do të paraqesë kërkesën për ndërtimin e TEC-it me qymyr dhe kështu do të veprojnë edhe kompanitë e tjera. Pasi të kalojë në KRRT e Qarkut të Durrësit, studimi i Parkut Energjetik të Durrësit do të shkojë në KRRTRSH për të marrë vulën përfundimtare. “Patjetër ai mbetet një mundësi e madhe zhvillimi për rajonin tonë”, - deklaroi kreu i qarkut, Seid Kertusha.
Duro: Mbështes sindikalizmin shqiptar
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta priti dje në një takim kryetarin e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, zotin Kol Nikolla, me të cilin diskutoi rreth nivelit të bashkëpunimit dhe partneritetit mes qeverisë dhe përfaqësisë sindikale në vend. Kryesindikalisti Nikolla vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Punës dhe strukturat e saj në vazhdimësi, duke u shprehur i sigurt se edhe në të ardhmen ky bashkëpunim do të njohë nivele të reja. Pasi bëri një prezantim të aktivitetit të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, organizimit dhe funksionimit të saj, Nikolla e informoi ministrin se tashmë Konfederata ka hyrë në një proces reformimi strukturor, i cili synon të pasqyrojë ndryshimet social-ekonomike të ndodhura në këto vite në vend dhe, veçanërisht në marrëdhëniet e punës. “Ne jemi të bindur se ky reformim do të ndikojë pozitivisht në rritjen e bashkëpunimit dhe të partneritetit tripalësh”, - vuri në dukje Nikolla.