E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, tani melaminë edhe te vezët

 

PEKIN- Fenomeni Melaminë po alarmon Kinën. Vezët me përmbajtje melamine janë një çështje tjetër e re që po trondit tregun kinez. Ministria kineze e Bujqësisë deklaroi sot se një ditë më parë urdhëruan të bllokonin dyqanet e ushqimeve për kafshët, ku shiteshin produkte ushqimore që përmbanin me melaminë.
Kina po përpiqet të rikthejë besimin në produktet e saj ushqimore dhe tek isnpektorët, të cilët presupozohet se kryejnë kontrolle të hollësishme pas skandalit të qumështit me melaminë, konsumimi i të cilit shkaktoi vdekjen e katër bebeve dhe përkeqësimin shëndetësor të qindra mijëra fëmijëve të tjerë.
Qeveria nisi kontrolle të hollësishme tek produktet blektorale dhe e vuri melaminën, që u përdor për rritjen e përqindjes proteinike në qumësht, në listën e përbërësve të ndaluar.
Por, kur skandali po zbehej, Hong Kongu njoftoi se kishte zbuluar melaminë edhe te vezët dhe mesa duket arsyeja është se pularitë janë furnizuar me ushqim për kafshët që përmbante melaminë.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›