OSSH, investime në linjat e Durrësit
Kush paguan dritat do të përfitojë shërbimet e OSSH-së dhe do të ketë furnizim më cilësor me energji elektrike. Më shumë se 1 milion dollarë është investimi i fundit që OSSH ka nisur të realizojë në Durrës. Gjatë ditëve të fundit ky operator ka nisur shtrirjen e një linje 60 kv, prej së cilës do të përfitojnë 600 familje. Linja po shtrihet në lagjen 14 në rajonin e Shkozetit ndërmjet distributorit “Elda” dhe pjesës fundore të kësaj lagjeje. Linja e re do të zëvendësojë të vjetrën 5 kv. Përfituesit e shërbimit të OSSH do të jenë vetëm familjet që paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike, kanë sqaruar drejtuesit e OSSH-së. Më parë operatori pati investuar në vendosjen e shtyllave centrifugale prej betoni, të cilat zëvendësuan “rrjetat e merimangës” në zonën e ish-Kënetës. Ky investim kapi shifrën e 1.2 milion dollarëve.
Artur Ajazi
Artur Ajazi