Mjekët e ORL-së, kundër Mjekësisë Ligjore, mbrojnë Hoxhallarin
Shoqata Otorino-Larinologjike Shqiptare dhe mjekë të shërbimit të ORL-së kanë përgënjeshtruar raportin e mjekësisë ligjore për vdekjen e Matilda Petritit, 17-vjeçares që humbi jetën pas një operacioni në bajame. Vetëm para tri ditësh, burime pranë Prokurorisë publikuan për median ekspertizën, e cila fajësonte katërcipërisht mjekun e ORL-së, Xhevahir Hoxhallarin. Por, sipas mjekëve, nuk ekziston asnjë fletë e nënshkruar që akuzon kolegun e tyre. Në konferencën për shtyp nuk mori pjesë shefi i Pavijonit të ORL-së, njëkohësisht njëri prej firmëtarëve të raportit mjeko-ligjor për vdekjen e 17-vjeçares.
Kundërshtimet
Konflikt brenda vetë bluzave të bardha. Raporti i hartuar nga pesë mjekët ekspertë në lidhje me shkaqet e vdekjes së 17-vjeçares ka ndezur një debat të gjerë. Bluzat e bardha të shërbimit të ORL-së kanë ngritur dje pretendimin se konkluzionet e raportit të mjekësisë ligjore janë të njëanshme. Sipas tyre, Instituti i Mjekësisë Ligjore, qëllimisht nuk i ka bërë pjesë të ekspertizës dhe se ky institut nuk mund të dalë në përfundim pa praninë e mjekëve specialistë.
Deklarata e Shoqatës Otorino-Larinologjike Shqiptare e Shërbimit të ORL-së, në Drejtorinë e Spitaleve Universitare “Nënë Tereza” Tiranë shprehte hapur përkrahjen ndaj Hoxhallarit. “Asnjë nga çështjet që jepet nga ekspertët, e siç paraqitet, nuk qëndron. Nuk ka asnjë dokument të firmosur nga pesë mjekë me në krye shefin e shërbimit ORL, që fajëson mjekun Xhevahir Hoxhallari.
Me kërkesën e avokatëve të mjekut, shërbimi ORL ka kërkuar një analizë dhe diskutim në lidhje me problemin ku do të merrnin pjesë disa disiplina dhe do të ftoheshin edhe ekspertët mjeko-ligjorë, por nuk gjetëm mirëkuptimin e Institutit Mjekësisë Ligjore dhe drejtorisë së asaj kohe. Në këto rrethana, rasti u diskutua në shërbim dhe relacioni iu dorëzua avokatëve”, – është shprehur drejtoresha e shoqatës, Marina Sulçebe. Më tej, ajo ka shtuar se mjekët do të jenë të gatshëm të dëshmojnë edhe në Prokurori. Gjithashtu, Sulçebe theksoi se këta mjekë kanë dorëzuar një raport me firmat e gjithëve që i është dhënë Prokurorisë nëpërmjet avokatëve të Hoxhallarit, ku kundërshtojnë ekspertizën.
Raporti
Tjetër panoramë jep raporti i Mjekësisë Ligjore. Pesë ekspertët, pjesë e të cilëve janë dy mjekë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, dy mjekë dhe shefi i ORL-së, Pjerin Radovani, japin si përgjigje përfundimtare mbi rastin e mjekut otorino-laringolog Xhevahir Hoxhallari. Sipas pesë ekspertëve, shkaqet e vdekjes së vajzës janë, që nga kryerja e operacionit me mjete primitive, mos mbajtja e një kartele të saktë me të dhënat për vajzën dhe ecurinë pas operacionit, mjekimin e pakujdesshëm, si dhe neglizhenca gjatë kohës që vajza u shtrua në spital. Referuar raportit të dorëzuar në prokurori, mjeku Hoxhallari akuzohet se ka shmangur mjekimin për pacienten e tij, pikërisht atëherë kur vajza ishte në gjendje të rëndë dhe kishte nevojë për trajtim. Sipas mjekëve, konsiderohet abuzim edhe mos përshkrimi në kartelë i gjendjes shëndetësore të adoleshentes pas operacionit. Por për mjekët e ORL-së dhe Shoqatën Otorino-Larinologjike Shqiptare nuk janë të sakta dhe vazhdojnë të mbrojnë kolegun e tyre, Xhevahir Hoxhallarin.
Uji
Pritet rritje e çmimit
Çmimi i ujit në kryeqytet do të pësojë rritje. Kështu pretendon të paktën Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, e cila i ka propozuar entit rregullues të ujit të rrisë tarifat me 20-30% nga çmimi aktual. Sipas drejtorit të Ujësjellësit, Ferdinant Petrela, kryeqyteti ka tarifat më të ulëta për ujin në të gjithë republikën, edhe pse deri më tani nuk ka pasur asnjë investim të rëndësishëm për furnizimin me ujë të popullatës, autoritetet pretendojnë se qytetarët duhet të paguajnë më shumë për këtë shërbim. Drejtoria e Ujësjellësit paralajmëron për disa investime të rëndësishme në rrjet. Sipas drejtorit Petrela, së shpejti do të vihet në jetë granti i qeverisë japoneze prej 600 milionë dollarësh, i cili do të rrisë kapacitetin e furnizimit. Gjithsesi, ky investim nuk do të mund t’i garantojë Tiranës furnizim me ujë për 24 orë. Deri në 2020, parashikohet që në rrjetin e ujësjellësit të Tiranës, të përfshirjen edhe zonat periferike, siç është Farka, Shkoza, Paskuqani dhe Bregu i Lumit.
Rikonstruktohet rruga “Korabi”, fonde edhe nga qytetarët
Një rrugë në periferi të Tiranës ka përfunduar së rikonstruktuari jo vetëm nga fondet e Bashkisë Tiranë, por edhe me kontributin e qytetarëve. “Korabi” është rruga e cila ndodhet pranë lagjes së ish–“Uzinës Dinamo të Re” dhe ka përfunduar së rikonstruktuari.
Nënkryetari i Bashkisë, Eduard Shalsi, gjatë ceremonisë së inaugurimit të përfundimit të punimeve, u shpreh: “Rruga që inaugurojmë ka një të veçantë. Kjo rrugë e rikonstruktuar plotësisht, u bë e mundur jo vetëm me investimin e fondeve të Bashkisë së Tiranës, por edhe me investimin dhe kontributin material të vetë banorëve që jetojnë këtu. Ndaj, duke e falënderuar komunitetin për këtë bashkëpunim të frytshëm, do të dëshiroja t’i jepja edhe një lajm tjetër të gëzuar. Në vendimin e fundit të Këshillit Bashkiak, ku janë emërtuar plot 850 rrugë në kryeqytet, kjo rrugë është pagëzuar me emrin “Korabi”.
Gjatësia e rrugës së trajtuar është rreth 450 metra linearë, ndërsa gjerësia është 6 metra. Projekti i gjelbërimit ka përfshirë mbjelljen e 24 pemëve të llojit ligustra, ndërkohë që është bërë e mundur vendosja e stolave, duke u krijuar mundësi banorëve të kalojnë orët e tyre të lira. Rruga është pajisur me 17 ndriçues. Është ndërhyrë në sistemimin e shtresave asfaltike, kanalizimit të ujërave të zeza dhe të bardha, si dhe në ndriçimin rrugor dhe gjelbërimin e rrugës.