Banesat sociale, tek ish-Uzina e Autotraktoreve
Te 350 banesat sociale, te premtuara nga Bashkia e Tiranes, do te ndertohen ne ish-Uzinen e Autotraktoreve. Keshilli i Rregullimit te Territorit Tirane ka miratuar dje studimin urbanistik pjesor per banesa sociale, me investitor Bashkine e Tiranes. 350 banesat do te ndertohen saktesisht ne zonen qe kufizohet nga rruga "Ali Demi", Lumi i Lanes dhe nje rruge e parashikuar ne Planin Rregullues (zona e ish-Uzines Fonderi Mekanike, ish-Kombinati i Autotraktoreve). Sipas projektbuxhetit te Bashkise se Tiranes, per keto banesa do te shpenzohen rreth 703 milione leke. Keto te fundit do te sherbejne per projektimin dhe ndertimin e tyre. Sikurse mesohet nga Bashkia e Tiranes, numri i personave qe kane plotesuar formularet si te pastrehe, eshte shume i madh. Perparesi do te kene ato familje shume te varfra, kryefamiljaret nena etj. Qiraja e ketyre banesave sociale do te jete e ulet dhe me afat te gjate, ne menyre qe klientet e pastrehe te kene mundesi qe ta perballojne. Puna per ndertimin e tyre pritet qe te filloje brenda viti, nderkohe qe hapi i pare u hodh dje, me miratimin e projektit urbanistik per kete lloj banesash, e cila i vjen ne ndihme njerezve me probleme te thella sociale. Sikurse mesohet paraprakisht, banesat do te kene perafersisht te njejten siperfaqe banimi, te njejtat pllaka, material per dyert, dritaret etj. Nje pjese e madhe e atyre qe kane kerkuar qe te pajisen me banesa te tilla, i perkasin asaj kategorie qe kane lene shtepite ne firma piramidale. Megjithate, perparesi do te kene ata qe nuk kane asnje rrugedalje, apo shprese per te patuar nje shtepi te tyren, apo per te perballuar nje qira normale.